Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermanët mbështesin masat shtrënguese
Sondazhi zbuloi se 50% e gjermanëve presin lehtësim në rritje të masave nga 7 marsi
Një shumicë e ndjeshme e qytetarëve gjermanë mbështesin vendimin e liderëve politikë për të zgjatur masat e bllokimit të koronavirusit, sipas rezultateve të një studimi të botuar sot.
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe 16 kryeministrat e landeve ranë dakord për të zgjatur bllokimin disamujor deri më 7 mars, me disa përjashtime kryesore.
Shtatëdhjetë e dy përqind e atyre të anketuar nga “Forsa”, në një studim të porositur nga transmetuesit RTL dhe NTV, e mbështetën këtë vendim, ndërsa një e katërta ishin kundër, transmeton ATSH.
Sondazhi zbuloi se 50% e gjermanëve presin lehtësim në rritje të masave nga 7 marsi, krahasuar me 45% që duan ta shohin atë të zgjatur edhe më tej apo edhe të intensifikuar, përcjell albinfo.ch.
Në një konferencë shtypi në Berlin, ministri i Shëndetësisë Jens Spahn tha se kishte pasur një ulje “inkurajuese të fortë” në numrin e rasteve.
Por, ai paralajmëroi se përparimi ende nuk ishte i mjaftueshëm për të justifikuar heqjen e bllokimit, duke treguar gjithashtu për rreziqet që paraqiten nga variantet e reja të virusit.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti













