Lajme
SHBA rikthehet në Marrëveshjen e Parisit
Shtetet e Bashkuara iu bashkuan zyrtarisht të premten Marrëveshjes së Parisit për klimën, duke ringjallur përpjekjet globale kundër ndryshimeve klimatike, ndërsa administrata e Presidentit Joe Biden planifikon shkurtime drastike të emetimit të gazit gjatë tri dekadave të ardhshme.
Shkencëtarët dhe diplomatët e huaj e kanë mirëpritur rikthimin e SHBA-së në traktat.
Prej momentit kur rreth 200 vende nënshkruan paktin e vitit 2015 për të parandaluar ndryshimin katastrofik të klimës, Shtetet e Bashkuara ishin i vetmi vend që u shkëput prej saj. Ishte ish-Presidenti Donald Trump ai që e ndërmori hapin, me arsyetimin se masat që lidhen me klimën kushtonin shumë.
I dërguari amerikan për klimën, John Kerry, do të marrë pjesë në një aktivitet virtual të premten për të shënuar rihyrjen e SHBA-së në marrëveshje, përfshirë paraqitjet me ambasadorët e Britanisë, Italisë, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres si dhe të dërguarin e OKB-së mbi klimën, Michael Bloomberg.
Zoti Biden ka premtuar një rrugë drejt uljes deri në zero të emetimit të gazrave në atmosferë nga ana e SHBA-së deri në vitin 2050. Shkencëtarët kanë thënë se qëllimi është në përputhje me atë që nevojitet, ndërsa theksojnë gjithashtu se emetimet globale duhet të përgjysmohen deri në vitin 2030 për të parandaluar ndikimet edhe më shkatërruese në ngrohjen klobale.
“Ndryshimi i klimës dhe diplomacia shkencore nuk mund të konsiderohen më kurrë si ‘dytësore’ në diskutimet tona të politikës së jashtme”, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në një deklaratë. “Ajo është jetike në diskutimet tona mbi sigurinë kombëtare, migrimin, përpjekjet ndërkombëtare shëndetësore dhe në diplomacitë tonë ekonomike e bisedimet tregtare”, shtoi ai.
Zoti Kerry së bashku me këshilltaren e zotit Biden për klimën, Gina McCarthy, po hartojnë rregullore dhe iniciativa stimuluese të reja që synojnë shpejtimin e procesit të kalimit nga lëndët djegëse fosile tek energjia e pastër.
Këto masa do të formojnë shtyllën kurrizore të objektivit të ardhshëm nga Uashingtoni, atë të uljes së emetimeve, i njohur si Kontributi i Përcaktuar Kombëtar, që do të shpallet përpara një takimi të udhëheqësve botërorë mbi klimën më 22 prill, takim i cili do të drejtohet nga Presidenti Biden. Konferenca e ardhshme e OKB-së për klimën do të mbahet në nëntor në Glasgow.
Zoti Biden gjithashtu ka nënshkruar më shumë se 12 urdhra ekzekutivë në lidhje me ndryshimet klimatike dhe ka mobilizuar çdo agjenci federale për të ndihmuar në formësimin e reagimit të qeverisë.
Pavarësisht entuziazmit për kthimin e SHBA-së tek negociatat globale, ekspertët për çështje të klimës thonë se rruga përpara nuk do të jetë e lehtë. Qëllimet e zotit Biden në këtë drejtim përballen me sfida politike në Shtetet e Bashkuara, kundërshtime nga kompanitë e karburanteve fosile dhe disa shqetësime mes udhëheqësve të huaj në lidhje me ndryshimet e vazhdueshme të politikës amerikane mbi klimën./VoA
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lorian Hajdini, mesfushori që po projekton të ardhmen në elitën e futbollit evropian Interesimi nga klube si Bayern München dhe TSG Hoffenheim përfaqëson një konfirmim të kapaciteteve të tij... -
Granit Xhaka hyn edhe në botën e filmit -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane?
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane nuk duhet të mbetet pa ushtarë, debati për shërbimin civil ndez përplasje politike Në Zvicër po zhvillohet debat i fortë politik lidhur me një reformë që synon ta bëjë... -
Kompani zvicerane akuzohen nga SHBA për pastrim të parave nga nafta iraniane -
Dyshime për vdekjen e një foshnjeje në Zvicër nga qumështi i kontaminuar -
Xhaka e Shaqiri në mesin e milionerëve të rinj në Zvicër -
Lumenjtë dhe liqenet zvicerane morën 43 jetë vitin e kaluar














