Lajme
Dobësohet frangu zviceran
Frangu zviceran po vazhdon të dobësohet në tregjet e këmbimit valutor.
Ky është një lajm i mirë për eksportuesit zviceranë dhe tregon se investitorët kanë filluar të kenë besim se efektet më të këqija të pandemisë së shpejti do të jenë prapa nesh.
Frangu është në rënie ndaj të gjitha monedhave kryesore, veçanërisht euros dhe dollarit. Tani është në nivele që nuk janë parë që nga vera e vitit 2019, përcjell albinfo.ch.
Arsyeja kryesore është se monedha po humbet tërheqjen e saj si një strehë e sigurt. Paraja e gatshme tani po kalon në investime më të rrezikshme me shpresë se ekonomitë do të fillojnë të rihapen në javët e ardhshme.
Tani 1 frang këmbehet me 1.07 dollarë dhe 0.90 euro.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar tashmë një rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit... -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit













