Futboll
Luis Enrique tregon çka pret në ndeshje me Kosovën
Spanja dhe Kosova do të përballen sonte, në një nga sfidat më të vështira për Dardanët
Luis Enrique ka lavdëruar Kosovën para sfidës që zhvillohet nga ora 20:45 në Sevilla.
“Ata janë një ekip ndryshe sepse ata nuk kanë frikë dhe luajnë më përpara. Trajneri i Kosovës ka lojtarë të mirë dhe pres një kundërshtarë të vështirë”, është shprehur Enrique.
“Kosova është një ekip ndryshe prej Gjeorgjisë dhe Greqisë. Ata shtyejnë fortë përpara, janë të guximshëm dhe marrin rreziqe përsipër.
Për momentin kam 24 lojtarë në dhomat e zhveshjes dhe të gjithë mund të luajnë. Preferoj më shumë këtë sesa të kem vetëm 11 lojtarë dhe të kualifikohemi tutje pa vetbesim”, theksoi Enrique.
Spanja barazoi me Greqinë dhe fitoi ndaj Gjeorgjisë, derisa Kosova ka pësuar humbje nga Suedia.
Mediat spanjolle në disa raste nuk kanë përmendur fare emrin e Kosovës, kurse ishte përmendur në fillim opsioni që Kosova të paraqitet pa himn dhe flamur, megjithatë, kjo nuk pritet të ndodhë.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












