Futboll
Bajram Shala e detyron gazetarin spanjoll ta përmendë emrin e Kosovës
Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, e ka detyruar gazetarin e AS, që më në fund të përmendë emrin e Kosovës.
Ditë më parë AS publikoi tabelën e grupit, ku gjendet Kosova për kualifikimet për Kupën e Botës “Katar 2022”, por aty nuk figuroi emri i Kosovës.
Sot, në konferencën për media, gazetari i AS sërish përsëriti të njëjtën gjë, por që kësaj radhe, me insistimin e Shalës, ai në fund përmendi edhe emrin e Kosovës, raporton Gazeta Express.
Ai iu drejtua me pyetje trajnerit, por duke mos e bërë të qartë trajnerit të kujt, duke mos e përmendur (Pyetje për trajnerin e Kosovës).
Gazetari: Pyetje për trajnerin… a mendoni se Luis Enrique do të bëjë shumë ndryshime?
Shala: Pyetja ishte në drejtim të trajnerit te…..?
Gazetari: Trajnerit…
Shala: Trajnerit te….? Sepse nuk e kemi parë emrin e ekip tonë kombëtar në mediat tuaja, duhet të sqarohet pyetje për trajnerin e kujt është.
Gazetari përsërit: Pyetja për trajnerin lidhur me Enriquen…
Shala: Po, por trajnerin e kujt, sepse nuk e kemi parë emrin e kombëtares sonë në gazetat tuaja.
Gazetari: Pyetja është për trajnerin!!!
Shala: Të cilit ekip???
Gazetari: Ahh, të Kosovës, më falni.
Ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës zhvillohet të mërkurën nga ora 20:45.
https://www.youtube.com/watch?v=GJlrWfd4lik
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












