Lajme
I heqin kurorën e më të bukurës me dhunë, sepse ishte nënë e divorcuar (VIDEO)
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kompeticionin e bukurisë “Mrs Sri Lanka”, ka ndodhur një incident që ka shkaktuar bujë të madhe, transmeton albinfo.ch.
Vajza e quajtur Pushpika De Silva fitoi titullin “Mrs Sri Lanka” dhe fituesja e vitit të kaluar, Caroline Jurie, duhej ta kurorëzonte atë. Pasi i vendosi kurorën, Jurie u rikthye në skenë, mori mikrofonin dhe tha se nuk mund ta mbante titullin, sepse ishte e divorcuar.
Pastaj Jurie tërhoqi në një mënyrë aspak të kujdesshme kurorën nga koka e De Silva-s dhe ia vendosi shoqërueses së parë.
“Ekziston një rregull që ndalon gratë që janë martuar dhe janë divorcuar, kështu që unë po marr një hap tjetër dhe po e kaloj kurorën në vendin e dytë”, i tha Jurie publikut.
Pasi ia hoqi kurorën me forcë, ajo ia vendosi shoqërueses së dytë. Në një postim në Facebook, De Silva tha se ajo shkoi në spital për t’u trajtuar për dëmtime në kokë pas incidentit, transmeton tutje albinfo.ch.
“Ka shumë nëna beqare si unë sot që vuajnë në Sri Lanka. Kjo kurorë u kushtohet atyre grave, atyre nënave beqare që vuajnë për të rritur fëmijët e tyre vetëm”, tha ajo në një konferencë për shtyp.
“Ne jemi të zhgënjyer. Ishte e turpshme se si Caroline Jurie u soll në skenë dhe organizata ‘Mrs World’ tashmë ka filluar një hetim mbi këtë çështje”, tha organizatorja kryesore e konkursit, Chandimal Jayasinghe.
BBC raportoi se policia në Sri Lanka arrestoi Caroline Jurie dhe modelen Chula Padmendra si pasojë e incidentit, me akuzat e lëndimit të thjeshtë dhe kauzës kriminale. /Albinfi.ch
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026














