Lajme
Gjatë fluturimit, një grua lindi foshnjën e saj në aeroplan
Aeroplani tentoi të bënte ulje emergjente, por gruaja lindi foshnjën e saj në mes të fluturimit
Është bërë e ditur se një grua lindi në një aeroplan me ndihmën e një studenteje të mjekësisë që ndodhej në bord, transmeton albinfo.ch.

Ajo quhej Kultumah Mohammed, 27, ishte në një fluturim nga N’Djamena, në Kanada, për në Kajro, në Egjipt, kur e kuptoi “se foshnja e saj po vinte”.
Ani pse aeroplani i Egypt Air u përpoq të bënte një ulje emergjente në Aswan, rreth 500 milje në jug të Kajros, por djali i vogël lindi para se aeroplani të ulej, ndërsa ai ishte ende duke fluturuar mbi Sudan.
Për fat të mirë, studentja e mjekësisë, Laila Mohamed Abou Bakr, ishte gjithashtu në aeroplan dhe ajo ndihmoi në lindjen e të porsalindurit me ndihmën e shoqëruesve të fluturimit.
Kur ata arritën përfundimisht në Aswan, mamaja e re dhe fëmija i saj u dërguan në spital, ku mjekët thanë se ai ishte në një gjendje të shëndetshme.
Linja ajrore tha: ‘Të gjitha procedurat për sigurinë e pasagjerit u ndoqën dhe u trajtuan shpejt, pasi shoqëruesit e fluturimit bashkëpunuan me një studente të mjekësisë për të ndihmuar pasagjerin në lindjen në mes të fluturimit’.
Abdel Rahman i vogël nuk është foshnja e parë që ka lindur në aeroplan.
Shtatorin e kaluar Hiyam Nasr Naji Daaban lindi gjithashtu në një fluturim të Egypt Air nga Kajro në Londër.
Me atë rast, një mjek ishte në bord për të siguruar që lindja të ishte e sigurt, ndërsa foshnjës i janë ofruar fluturime falas nga linja ajrore.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029












