Shqipëria
Flet heroi i Tiranës, tregon si shpëtoi qytetarët
Një moment frikësues ka ndodhur sot në sheshin “Skënderbej”, por ka kaluar pa pasoja të mëdha
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Teksa e gjithë vëmendja ishte e përqendruar te zgjedhjet parlamentare, një makinë është futur në sheshin Skënderbej, dhe ka rrezikuar të përplasë qytetarët, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, ai arriti të ndalej nga një i ri që quhet Klodi dhe mund të konsiderohet heroi i ditës.
Klodi deklaroi se arriti të futej në makinë duke u hedhur me të dyja këmbët nga dera e pasagjerit dhe duke neutralizuar më pas shoferin.
“Erdhi një makinë e aksidentuar drejt turmës së njerëzve në një mënyrë shumë të rrezikshme. Iu hodha me të dyja këmbët në xham, nga dera e pasagjerit, dhe e neutralizova për momentin. E mbajtën qytetarët, policia, se di kush ka qenë tjetër. Hedhjen nuk e di si e bëra. E ndjeva, e bëra! Më shtyu jeta e njerëzve të pafajshëm, nuk meriton askush që të vdesë në sheshin Skënderbej pa asnjë arsye. I kam rënë me dy këmbët në fytyrë dhe është shtrirë, pastaj e kanë kapur. Makina ishte në ecje”, deklaroi Klodi, i riu i cili parandaloi një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa fatale.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











