Kosova
500 mijë shqiptarë ikën nga Shqipëria
Shqiptarët janë populli që emigrojnë më shumë. Në vetëm 9 vjet 500 mijë shqiptarë kanë ikur nga vendi i tyre.
Por edhe shqiptarët e Kosovës janë larguar, pasi janë të paktën 264 mijë persona. Gjithashtu nga Maqedonia e Veriut pjesa dërmuese e 160 mijë personave që emigruan janë shqiptarë, shkruan TCH.
Këto janë pamjet e vitit 2015 kur nisi një fluks për të ikur nga Shqipëria. I njëjti fenomen ndodhi edhe në Prishtinë. Por edhe në qytetet shqiptare në Maqedoni.
Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës ka publikuar raportin e fundit për emigrimin nga Ballkani Perëndimor, ku përllogariti se nga 2010 deri në vitin 2019 janë larguar 1.5 milionë qytetarë, ku në krye qëndron Shqipëria me gjysmë milioni. (tabela) Raporti thekson se ka emigracion nga çdo grupmoshë, por në Shqipëri emigrojnë në masë edhe personat me nivel të lartë arsimi. Faktor themelor është varfëria, por sociologia Marsida Simo shikon edhe shkaqe të tjera.
“Do doja ta bëja me një ndarje në tre etapa. Pas 90’ si një emigracion me karakter politik për shkak të mos stabilitetit politik në vendin tonë. Do doja ta ndaja në periudhën e dytë në 2000-2010, me një karakter ekonomik dhe pas 2010 me një karakter socio-psikologjik. Shkaqet kryesore është në tërësi e gjithë kjo frymë pesimiste që shkaktohet për shkak të mos stabilitetit ekonomik, për shkak të mos gjetjes së një pune, por edhe të hapësirave të tjera për të gjetur veten të rinjtë, sepse arsimi nuk është çështja vetëm sa efektive është por edhe sa mund ti çojnë njerëzit këto njohuri në tregun e punës”, shprehet ajo.
Gjithashtu edhe rrjetet e krijuara të diasporës ndikojnë, pasi ofrojnë informacion dhe burime që lehtësojnë emigrimin.
“Po të bëjmë një sondazh më të shpejtë duke marrë familjet tona, secili prej nesh ka një emigrant dhe besoj se pjesa më e madhe e emigrantëve na shtyn edhe ne drejt emigrimit, pra nuk ndodh e kundërta. Edhe pse ata kanë vuajtur dhe kanë problemet e tyre me shokun kulturor sërish e kanë gjetur veten qoftë kjo edhe me punësimin dhe të ardhurat bazike që këtu në vendin tonë kryesisht për pjesën më të madhe mungojnë”.
Shteti Qytetarë
Shqipëria 498 875 mijë
Kosova 246 540 mijë
Maqedonia e Veriut 160 633 mijë
Serbia 351 730 mijë
Mali i Zi 22 080 mijë
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore Mund të ketë shpresë në luftën kundër infeksioneve spitalore, pas një zbulimi të madh në Universitetin... -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin














