Lajme
Kosovë: Bie numri i fluturimeve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për tremujorin e parë të vitit 2021, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor dhe Telekomunikimin.
Në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 kilometra me binarë hekurudhorë për transport.
Në tremujorin e parë të vitit 2021, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 16 mijë, ku krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020, numri i pasagjerëve është zvogëluar për -21.34%.
Në njoftimin e ASK-së thuhet se transporti i mallrave me tren në tre muajt e parë të vitit 2021 ishte rreth 187 mijë ton, ku krahasuar me atë të vitit 2020 është një rritje për 85%.
Ndërkaq, sa i përket numrit të fluturimeve, në tremujorin e parë të vitit 2021 ishin 1,317 fluturime, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka një ulje për -14.14%.
Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti ishte rreth 330 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka një ulje për -23.44%, shkruajn mendiat vendore, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka hyn edhe në botën e filmit Kapiteni i Zvicrës luan në filmin western “The Socceritos” përkrah legjendës së kinemasë, Terence Hill... -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane? -
Gjermani
Pianistja Fatjona Maliqi mahnit publikun me performancën në Kalanë Neckarhausen në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Zvicër, “sulm terrorist” Therja me thikë e tre personave në një stacion treni zviceran nga një sulmues islamik është... -
Të huajt në Zvicër marrin letra të rreme për “dëbim” -
Gjeneva autorizon një protestë “të kufizuar” kundër G7 -
Zvicra shqyrton një alternativë ndaj martesës -
Zvicra voton në shtator për neutralitetin shtetëror














