Kosova
Ambasadori Szunyog: Kosova e ka të ardhmen në BE
Ambasadori i BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, ka përçuar mesazhin e tij për popullin e Kosovës me rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës.
Në një video-adresim përmes Facebookut, ambasadori Szunyog ka thënë se kjo ditë përfaqëson kremtimin e vlerave të përbashkëta te të cilat besojmë dhe se Dita e Evropës u përket qytetarëve të Kosovës po aq sa edhe atyre të Bashkimit Evropian.
“Kjo është mundësia e parë që më jepet që ta përgëzoj popullin e Kosovës, teksa kremtojmë së bashku Ditën e Evropës. 9 maji na përkujton unitetin dhe fatin e përbashkët të unionit tonë, dhe partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor. Kjo ditë na përkujton të gjithëve. Kjo ditë u përket kosovarëve po aq sa iu përket qytetarëve të BE-së. Ajo përfaqëson kremtimin e vlerave të përbashkëta te të cilat besojmë. Kosova e ka të ardhmen në Bashkimin Evropian dhe nuk ka alternativë ndaj rrugës evropiane. BE nuk do të jetë e plotë pa të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Është besimi im i palëkundur, se përkundër sfidave të sjella nga pandemia përkundër ndonjë dallimi të përkohshëm në opinione, roli i BE-së nuk do të pakësohet kurrë dhe BE-ja do të vazhdojë të jetë partneri më i afërt i Kosovës”, ka thënë Szunyog.
Për më tepër, ai ka shprehur përkushtimin e BE-së për të vazhduar ndihmën për Kosovën për rimëkëmbjen ekonomike, institucioneve të saj, forcimin e demokracisë dhe punësim për të rinjtë.
“BE ka siguruar resurse financiare për luftimin e efekteve sociale dhe ekonomike të krizës aktuale, me ndihma humanitare, grante dhe kredi. Por, ne do të bëjmë edhe më shumë. Të gjithëve na ka prekur, dhe së bashku duhet ta luftojmë. Prandaj, le të qëndrojmë së bashku sot, për ta shënuar Ditën e Evropës, dhe të kremtojmë vlerat e përbashkëta mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, ka thënë Szunyog./Ksp
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?














