Kosova
Kosovë, sot nuk pati vaksinim për shkak të festës së Bajramit
Në njoftimin e dërguar nga MSH-ja për orarin e vaksinimit, thuhet se vaksinimi do të vazhdojë të premten
Gjatë ditës së sotme nuk pati vaksinim kundër COVID-19, arsye për këtë është festa e Fitër Bajramit.
Në njoftimin e dërguar nga MSH-ja për orarin e vaksinimit, thuhet se vaksinimi do të vazhdojë të premten. Vaksinimi do të fillojë nga ora 08:00 e do të zgjasë deri në orën 19:30 dhe do të vaksinohen personat e moshës mbi 65 vjeç. Prioritet thuhet se do të kenë ata që janë regjistruar në platformën e-Kosova.
Për banorët e kryeqytetit, vaksinimi do të bëhet në sallën “1 Tetori”, derisa nëpër komunat e tjera, vaksinimi do të kryhet nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare. I njëjti orar i vaksinimit do të jetë edhe për ditën e shtunë.
Ndryshe, radhë të gjata janë krijuar jashtë sallës sportive “1 Tetori” dje gjatë ditës në Prishtinë, ku personat mbi moshën 65-vjeçare kanë pritur për t’u vaksinuar. Përveç Prishtinës, në këtë qendër janë vaksinuar edhe banorët e pesë komunave të tjera.
Ata ia mësynë kësaj qendre vaksinimi pas ardhjes së mbi 38 mijë vaksinave kundër COVID-19 nga programi COVAX. Qytetarët janë ankuar për parregullsi, pritje të gjata dhe mosmbajtje të distancës.
Kosova nuk ka arritur ende që ta blejë asnjë vaksinë dhe të gjitha ato që po arrijnë janë donacione.

E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor












