Lajme
Gjermania do të ofrojë vaksina Covid për të gjithë të rriturit nga 7 qershori
Gjermania do të heqë listën e saj të përparësisë së vaksinave Covid dhe do të fillojë të ofrojë vaksinim për të gjithë të rriturit nga 7 qershori, tha ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, të hënën, përcjell albinfo.ch.
Ky veprim nënkupton se kushdo nga mosha 16 vjeç e lart do të ketë të drejtën për një vaksinë në Gjermani, duke hequr kriteret ekzistuese të përparësisë bazuar në moshën, vendet e punës dhe kushtet paraekzistuese mjekësore.
“Ne kemi rënë dakord të heqim sistemin e përparësisë më 7 qershor… në praktikat e mjekëve, midis mjekëve të kompanive dhe në qendrat e vaksinimit”, tha Spahn pas bisedimeve me 16 ministrat rajonalë të shëndetësisë të Gjermanisë, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka hyn edhe në botën e filmit Kapiteni i Zvicrës luan në filmin western “The Socceritos” përkrah legjendës së kinemasë, Terence Hill... -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane? -
Gjermani
Pianistja Fatjona Maliqi mahnit publikun me performancën në Kalanë Neckarhausen në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Të huajt në Zvicër marrin letra të rreme për “dëbim” Autoritetet sqarojnë se dokumentet janë të falsifikuara dhe nuk kanë asnjë efekt juridik... -
Gjeneva autorizon një protestë “të kufizuar” kundër G7 -
Zvicra shqyrton një alternativë ndaj martesës -
Zvicra voton në shtator për neutralitetin shtetëror -
Winterthur
Sulm me thikë në Winterthur, sulmuesi bërtet “Allahu Ekber”, disa të plagosur














