Lajme
Kulla e Ajfellit rihapet në korrik
Pasi që për muaj të tërë ka qëndruar e mbyllur për shkak të epidemisë së koronavirusit, kulla e Ajfellit do të hapet për vizitorë kah mesi i korrikut, kanë bërë të ditur zyrtarë të atraksioneve turistike në Paris të Francës.
Njerëzit që duan të kthehen në majën e një prej objekteve më të njohura të kryeqytetit francez, mund t’i blejnë biletat nga 1 korriku, kurse vizitorët e parë pritet të shfaqen në kullë më 16 korrik.
Masat e veçanta akoma do të jenë në fuqi për shkak të pandemisë. E kulla është dashur të mbyllet për vizitorë në fund të vitit të kaluar, pasi që pandemia detyroi mbylljen e vendeve ku do të mund të mblidheshin turma që konsideroheshin vatra të infeksionit.
E rihapja fillimisht ishte planifikuar të ndodhë në dhjetor, por kushtet dhe situata epidemiologjike nuk e kanë lejuar një gjë të tillë. Ka qenë mbyllja e dytë e kullës për shkak të coronavirusit, që gjithashtu gjatë pranverës së vitit të kaluar u mbyll kur virusi filloi të përhapet nëpër Evropë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












