Kosova
Zyrtarisht lirohen nga detyra ambasadorët që ishin të emëruar politikisht
Zyrtarisht, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, më kërkesën e Ministrisë se Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka liruar nga detyra të gjithë ambasadorët e Kosovës, që ishin të emëruar politik. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Bekim Kupina, nga zyra për informim e Presidencës së Kosovës.
Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka përcjellë gjatë kësaj jave te Presidentja e Kosovës propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik, për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politik.
Largimin nga pozita e ambasadorit e ka konfirmuar edhe Hajdin Abazi, ambasador i Kosovës në Australi, përmes një postimi në Facebook të enjten.
“Në ditën që bëra fiks dy vjet nga prezantimi i kredencialeve në Australi, nga Presidentja e Kosovës më erdhi Dekreti për lirimin nga detyra”, ka shkruar ai, duke shtuar se kërkesa e Qeverisë për lirimin e tij në gjysmë të mandatit “nuk është praktikë e dinjitetshme në diplomaci”, ka shkruar Abazi.
Mediat në Kosovë kanë raportuar se bëhet fjalë për largimin e 12 ambasadorëve.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, propozimin e Qeverisë së Kosovës për lirimin nga detyra të të gjithë ambasadorëve të Kosovës emëruar politik e ka konsideruar si suspendim të politikës së jashtme të Kosovës. Sipas tij, ky vendim përbën skandalin më të madh në politikën e jashtme.
Sipas ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik, së paku pesëdhjetë për qind të emërimeve të ambasadorëve dhe shefave të Misioneve duhet të bëhet nga anëtarët në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës.
Pjesa tjetër e të emëruarve mund të jenë të emëruar politik.
Procedurat ligjore për emërimin e ambasadorëve të rinj marrin kohë. Pas propozimit të Ministrisë së Jashtme, që bëhet në koordinim me kryeministrin, emrat për ambasadorë dërgohen në Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës. Ky komision pastaj i dërgon emrat në Presidencë, ku pason dekretimi nga ana e presidentit të Republikës. Por, procedura nuk përfundon me kaq. Shteti pranues duhet të japë pëlqimin për ambasadorin e ri, procedurë kjo që mund të marrë disa muaj kohë.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












