Shqipëria
Mjekja shqiptare në Gjermani: Gabim fatal nëse hiqen maskat dhe distanca sociale
Aurora Dollenberg apelon që të mos përsëritet skenari i Indisë
Mjekja shqiptare Aurora Dollenberg, e cila punon në Gjermani, foli në Ditarin e mbrëmjes në A2 në lidhje me situatën e pandemisë në Shqipëri, por edhe në Europë.
Ajo u shpreh se shifrat e fundit janë tejet pozitive si në vendin tonë, ashtu edhe në Europë. Megjithatë, ajo thekson se pavarësisht këtyre treguesve, në asnjë mënyrë nuk duhet të hiqen masat për mbajtjen e maskës dhe të distancës sociale, pasi sipas saj do të ishte fatale dhe këtu mjekja sjell edhe rastin e Indisë, përcjell Albinfo.ch.
“Shifrat e fundit tregojnë se vaksinimi i bërë pa ndërprerje edhe pse me ritme të ulëta i përshtatet kësaj ecurie. Sipas OBSH, faza e parë e vaksinimit është rreth 3% ku bëjnë pjesë personeli mjekësor dhe ata që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me popullatën. Shqipëria e ka kaluar me sukses këtë fazë dhe me 9% të vaksinuar e ka të drejtën që të flasë dhe të krahasohet edhe me vendet e tjera. Është pak mbrapa me vendet europiane, por është e kuptueshme.
Fakti që shifrat janë pozitive nuk do të thotë asgjë. Ne e kemi thyer valën e tretë që e kishim shumë frikë. Pjesa më e madhe e vendeve europiane po tregojnë një incidencë të ulët. Por nëse do të kemi një tendencë si në Indi, aty ku, si pasojë e festimeve dhe e dëshirës për t’u afruar me njëri-tjetrin, u hoqën maskat dhe masat, u pa se mutacionet e reja… vala e tretë arriti në shifra katastrofike. Unë jam shumë dakord që ta motivojmë popullatën, por jemi në prag të verës dhe gjithçka do të jetë më e qetë nga arritja e normalitetit. Si eksperte e fushës, unë e quaj gabim fatal nëse do të hiqnim maskat dhe nuk do të ruanim distancën sociale. Vaksina nuk është e vetmja mbrojtje. E dimë shumë mirë që ai që vaksinohet nuk infektohet më, por ai është mbartës, transmetues i infeksionit. Nuk duhet të jemi shumë të nxituar dhe të marrim masa që asnjë vend në Europë nuk po i nxiton”, u shpreh Aurora Dollenberg.
E-Diaspora
-
Kurti, me studentët shqiptarë të St.Gallenit, debaton për të ardhmen e Kosovës Debatin me Kurtin, mbi temën "Investimi në të ardhmen e Kosovës" e ka udhëhequr profesori i...
-
Kurti në Cyrih prezanton Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar
-
Kurti niset drejt Zvicrës për takim me mërgatën
-
Hamza takon mërgatën në Cyrih
-
Rama në Nju-Jork: Dua votën e shqiptarëve në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra rrezikon të përballet me deflacionin Franga zvicerane është rritur gjatë muajve të fundit dhe aktualisht po qëndron pranë niveleve rekord...
-
Si ka marrë azil një shtetas gjerman në Zvicër?
-
A mund të prezantojë Gjeneva një ditë pune gjashtë-orëshe?
-
Më shumë njerëz po heqin dorë nga mishi në Zvicër
-
Zvicra ka kthyer tre kriminelë në Ukrainë, për herë të parë që nga fillimi i luftës