Kosova
Kosova pritet të sigurojë 2 milionë vaksina deri në fund të 2021-ës
Gjatë një mbledhje, ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka bërë sot të ditur se situata epidemiologjike në vend është përmirësuar në javët e fundit. Po ashtu, Vitia tha se deri në fund të këtij viti qeveria do të sigurojë 2 milionë vaksina kundër Covid-19, përcjell albinfo.ch.
Lajmin ministri e bëri të ditur në raportimin e tij në Komisionin për Shëndetësi, ku ndër të tjera tha se IKSHPK bëri të ditur se edhe numri i rasteve të vdekjeve dhe të infektuarve është ulur.
“Sa i përket situatës epidemiologjike, është përmirësuar ndjeshëm javët e fundit. Të dhënat në IKSHPK tregojnë se numri i rasteve të vdekjeve ka një ulje prej 60 për qind…”, u shpreh Vitia.
Ministri po ashtu tha se vaksinimi kundër COVID-19 ishte kryefjala e angazhimeve të tyre për t’i siguruar ato. Ai gjithashtu është shprehur se qeveria Hoti nuk ka pranuar kontakt me prodhuesit e vaksinave në momentin kur ka marrë detyrën.
“Vaksinimi kundër COVID-19 ishte kryefjala e angazhimeve tona për të siguruar vaksinat. Plani nacional për vaksinim veçse ka filluar, dhe në javët e para kemi zbatuar planin nacional ekzistues. Në momentin e ardhjes në detyrë nuk kemi pasur kontakt me prodhuesit e vaksinave, por ato i kemi bërë gjatë punës tonë. 2 milionë doza do t’i kemi deri në fund të vitit, për vaksinimin e 60 për qind të popullatës. Procesi i vaksinimit po vazhdon në përputhje me të gjitha ekipet tona. Nga 89 ekipe, do të rritet me 190 ekipe shtesë”.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













