Lajme
Shteti i parë, i cili zyrtarisht do të përdorë Bitcoin
Presidenti Nayib Bukele thotë se Bitcoin do ta bëjë më të lehtë për salvadorianët që jetojnë jashtë vendit të dërgojnë pagesa në shtëpi
Presidenti i El Salvadorit deklaroi se ai do të bëjë ligjore përdorimin e kriptomonedhës Bitcoin në vend.
Nëse plani i tij mbështetet nga Kongresi, vendi i Amerikës Qendrore do të ishte i pari në botë që do të miratojë zyrtarisht monedhën digjitale. Bitcoin do të përdoret së bashku me dollarin amerikan, monedhën zyrtare të El Salvadorit.
Presidenti Nayib Bukele thotë se Bitcoin do ta bëjë më të lehtë për salvadorianët që jetojnë jashtë vendit të dërgojnë pagesa në shtëpi.
“Në terma afatshkurtër, kjo do të gjenerojë vende pune dhe do të ndihmojë në sigurimin e përfshirjes financiare për mijëra jashtë ekonomisë zyrtare”, tha z. Bukele në një konferencë Bitcoin në Florida, duke shtuar se kjo gjithashtu mund të rritë investimet në vend, transmeton TCH, përcjell Albinfo.ch.
Do të ishte një hap unik dhe i guximshëm, i pari nga një vend sovran, dhe që mund të jetë pjesë e tërheqjes për Bukele, një udhëheqës i ri, i pëlqyer nga media dhe shumë popullor që shqetëson Uashingtonin për tendencat e tij gjithnjë e më autokratike.
Ka akoma shumë pikëpyetje se si monedha digjitale do të bëhej monedha legale e vendit – do të nevojitej një rregullim i madh i infrastrukturës financiare të El Salvadorit me Bitcoin në zemër të saj. Por, në thelb, duket se kjo është ajo që Bukele po propozon.
Pjesa më e madhe e ekonomisë në zhvillim të El Salvadorit bazohet në dërgesat e parave nga jashtë dhe kalimi në një monedhë digjitale mund t’u lejojë anëtarëve të familjes të shmangin tarifat e kushtueshme të përfshira në dërgimin e parave në shtëpi çdo muaj.
Sido që të jetë, është një lëvizje e cila ka të ngjarë të forcojë imazhin e Bitcoin si “monedha e së ardhmes” dhe qëndrimin e Presidentit Bukele midis mbështetësve të tij si një novator.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë













