Shqipëria
Parlamenti i Shqipërisë sot vendos për shkarkimin e Ilir Metës
Meta mund të bëhet Presidenti i parë i shkarkuar nga ligjvënësit në historinë e shtetit shqiptar
Parlamenti i Shqipërisë do të diskutojë dhe do të vendosë sot për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Vlen të theksohet se pas debateve në Komisionin Hetimor që u ngrit me iniciativë të 50 deputetëve të mazhorancës, sot në seancë plenare do të vendoset nëse Presidenti do të shkarkohet apo jo.
Komisioni Hetimor, që u drejtua nga Alket Hyseni, mblodhi prova kundër Presidentit dhe në raportin përfundimtar flitej për shkelje të Kushtetutës nga ana e kreut të shtetit.
Nisma për shkarkimin e Metës u bë për shkak të deklaratave të bëra nga ky i fundit gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, që sipas mazhorancës, shkelnin Kushtetutën.
Por, edhe pse kreu i shtetit është thirrur sot për të qenë pjesë në seancë dhe për të kundërshtuar akuzat, ai ka refuzuar të marrë pjesë.
Ndërkohë që, sipas Kushtetutës, edhe nëse Kuvendi vendos për shkarkimin e tij, do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të thotë fjalën e fundit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve Ekspertët theksojnë se rënia e lindshmërisë nuk lidhet vetëm me faktorët ekonomikë... -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë -
Vendet më mikpritëse për emigrantët: Zvicra, e pesta, Austria, e dhjeta













