Lajme
G7: 1 miliard doza vaksinash për vendet e varfra
Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se vendet e G-7 ës që do të takohen të premten, do të njoftojnë për një plan për të dhuruar një miliard doza vaksinash për COVID-19 në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Njoftimi i Johnson erdhi të enjten, pasi Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi se administrata e tij po dhuron 500 milionë doza të vaksinës Pfizer, gjysmën e sasisë që do të japin të gjitha vendet e G-7 ës, për 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, e cila po udhëton me presidentin na dërgoi këto hollësi.
Pas takimit të tij të nivelit të lartë me kryeministrin britanik, Boris Johnson, mikpritës i samitit të G-7 ës këtë vit, erdhi një njoftim i rëndësishëm nga Presidenti amerikan, Joe Biden.
“Shtetet e Bashkuara do të blejnë 500 milionë doza vaksinash Pfizer për COVID-19 për t’ua dhuruar gati 100 vendeve që kanë nevojë urgjente për të luftuar kundër kësaj pandemie”, tha presidenti.
200 milionë prej vaksinave Pfizer do të shpërndahen deri në fund të vitit 2021 dhe 300 milionë të tjera deri në qershor të vitit të ardhshëm. Ato u shtohen 80 milionë vaksinave të premtuara tashmë nga SHBA për t’u shpërndarë deri në fund të muajit.
“Dhurimi i vaksinave nga ana jonë nuk përfshin presion për favore ose lëshime të mundshme. Ne po e bëjmë këtë për të shpëtuar jetë, për t’i dhënë fund kësaj pandemie”, tha Biden.
Duke njoftuar planet e tij për donacionin e vaksinave në prag të samitit të G-7 ës, presidenti Biden po nxit grupin e vendeve të pasura të ndjekin shembullin e tij. Ai gjithashtu po hedh poshtë akuzat se Shtetet e Bashkuara po mbajnë pa përdorur shuma të mëdha vaksinash.
“Ai po përpiqet të sinjalizojë se Amerika nuk është e përqendruar vetëm te vetja, gjë që mendoj se ka qenë një shqetësim i thellë jo vetëm në vitet e Trumpit, por edhe gjatë pandemisë kur për një kohë të gjatë Shtetet e Bashkuara nuk po i ndanin vaksinat me vendet e tjera. Mendoj se ai po vihet nën presion për ta bërë këtë dhe për të marrë një rol drejtues”, thotë Leslie Vinjamuri me organizatën Chatham House.
Disa orë pas njoftimit të Bidenit, kryeministri Johnson tha se Britania do të jepte të paktën 100 milionë doza vaksinash. Ai pret që G-7 a të premtojë të dhurojë një miliard doza gjatë këtij samiti.
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026












