Lajme
Teksasi do të ndërtojë murin kufitar me Meksikën
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, ka njoftuar planet që shteti të ndërtojë murin përgjatë kufirit me Meksikën.
Republikani e bëri njoftimin gjatë një konference shtypi në ‘Samitin e Sigurisë Kufitare’ në Del Rio dhe tha se do të diskutonte javën tjetër planin.
“Ne duhet të ndërtojmë një kufi [mur]. Unë kam qenë këtu poshtë duke biseduar me njerëzit në Luginën e Rio Grande dhe mënyra se si ata janë duke u tejkaluar është e dënueshme”, tha Abbott për Fox News të enjten në mbrëmje.
“Është katastrofike ajo që ka bërë administrata e Bidenit”, shtoi ai.
Në muajin e parë në detyrë, presidenti amerikan, Joe Biden, ndaloi ndërtimin e murit kufitar midis SHBA-së dhe Meksikës – një politikë kryesore e paraardhësit të tij, Donald Trump.
Ndryshe, numri i emigrantëve të paligjshëm në kufirin jugor arrin nivelet më të larta 20-vjeçare, vendimi për të ndaluar ndërtimin është kritikuar nga shumë republikanë.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër













