Lajme
Merkel viziton Uashingtonin në korrik
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të presë kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Uashington më 15 korrik, në një vizitë që mund të jetë e fundit në detyrë në Shtetet e Bashkuara pas gati 16 vjetësh në krye të ekonomisë më të madhe të Evropës.
Njoftimi u bë të premten, në ditën e parë të takimit të nivelit të lartë të G-7-ës në Britani. Zoti Biden ka pritur në Uashington dy udhëheqës të tjerë botërorë që kur mori detyrën, ata të Japonisë dhe Koresë së Jugut.
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se zoti Biden dhe zonja Merkel “do të diskutojnë angazhimin e tyre për bashkëpunim të ngushtë në një sërë sfidash të përbashkëta, përfshirë luftën ndaj pandemisë së COVID-19, masat ndaj rrezikut të ndryshimit të klimës dhe nxitjen e mirëqenies ekonomike dhe sigurisë ndërkombëtare, bazuar në vlerat tona të përbashkëta demokratike”.
Një mospërputhje mbi përfundimin e gazsjellësit Nord Stream 2 prej 11 miliardë dollarësh që transporton gazin rus në Evropë, ka acaruar marrëdhëniet në një kohë kur Berlini dhe Uashingtoni duan të rindërtojnë marrëdhëniet pas mandatit të ish-Presidentit amerikan, Donald Trump.
Shtetet e Bashkuara hoqën dorë nga sanksionet muajin e kaluar ndaj kompanisë shtetërore ruse të energjisë Gazprom, duke i dhënë Berlinit dhe Uashingtonit tre muaj kohë për të zgjidhur mosmarrëveshjen.
Kancelarja Merkel ka thënë se do të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve kombëtare të shtatorit, pavarësisht nga rezultatet e Partisë së saj Demokristiane.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Me 172 km/h në tunelin e Gotthardit, 22-vjeçari gjerman ndalohet dhe përjashtohet nga rrugët zvicerane I riu përshkoi tunelin prej 16.9 kilometrash për më pak se gjashtë minuta, kreu 21 parakalime... -
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh














