Kosova
Osmani shkarkon Valdete Dakën
Një takim është mbajtur sot në Presidencë në mes të presidentes Vjosa Osmanit dhe kryetares së KQZ-së Valdete Dakës.
Në këtë takim Osmani ka kërkuar nga Daka që të japë dorëheqje nga detyra e kryetares së KQZ-së, por ajo ka refuzuar, shkruajnë mediat kosovare.
Siç mësohet, takimi ishte thirrur nga Osmani për t’i dhënë mirënjohje Dakës, por pas refuzimit për dorëheqje është anuluar edhe ndarja e mirënjohjes.
Pas refuzimit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkarkuar kryesuesen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në arsyetimin e vendimit të presidentes thuhet se Kushtetuta parasheh që kryesuesi i KQZ-së duhet të jetë një figurë e lartë gjyqësore, me një mandat burimor në Gjykatën e Apelit apo Gjykatën Supreme të Republiëks së Kosovës.
Në vendim thuhet se Kryesuesi i KQZ-së duhet t’i nënshtrohet parimit të paanshmërisë, si një garancion procedural dhe substancial që pozicioni i tij në menaxhimin e këshillimit dhe vendimmarrjes së KQZ-së të mos cenojë integritetin objektiv të sistemit zgjedhor.
Osmani ka thënë se përgjegjësia për të ruajtur paanshmërinë e KQZ-së është e Kryesueses së Komisionit. Por, se Kryesuesja me veprimet e saj sidomos gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit, ka cenuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












