Lajme
Borrell: Bashkimi Evropian ka nevojë për migrantët
Bashkimi Evropian ka nevojë për migrantët si për arsye humanitare, ashtu edhe për t’iu përgjigjur krizave demografike të kontinentit, deklaroi Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme i Bashkimit Evropian, njëkohësisht edhe zëvendëspresident i Komisionit Evropian, Josep Borrell.
”Kjo edhe për të ruajtur nivelin e mirëqenies, për të cilin përvoja e përbashkët e Italisë dhe e Spanjës duhet të shërbejë si bazë për të zhvilluar një politikë europiane të imigracionit, që për shumë vjet ne nuk kemi mundur ta ndërtojmë”, theksoi Borrell përmes një videoje të transmetuar në forumin ”Dialogu italo-spanjoll”, i zhvilluar në Barcelonë.
Italia dhe Spanja mbajnë një barrë të madhe të pritjes së migrantëve për shkak të pozicionit gjeografik të tyre.
”Nëse instrumenti ekonomik i Next Generation EU sot ka filluar të jetë një realitet, kjo është falë vendosmërisë së treguar nga kryeministri italian, Giuseppe Conte dhe ai spanjoll, Pedro Sanchez”, tha Borrell.
“Një marrëveshje e vetme midis Francës dhe Gjermanisë nuk do të kishte qenë e mjaftueshme”, shtoi ai. /ANSA
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” Hulumtimi i tij, i frymëzuar nga lëvizja e kafshëve, po ndihmon në zhvillimin e robotëve më... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse”
Jeta në Zvicër
-
Strehimoret e kafshëve në Zvicër përshtaten përballë valës së të nxehtit Shëtitje më të shkurtra, pishina, ventilatorë dhe kujdes i shtuar për shpendët e zvarranikët – temperaturat... -
Qiratë në Zvicër: A mund të kërkoni ulje të qirasë gjatë valës së të nxehtit? -
Rekorde të reja të temperaturave në Zvicër, deri në 34.5 gradë në Sion -
Me 172 km/h në tunelin e Gotthardit, 22-vjeçari gjerman ndalohet dhe përjashtohet nga rrugët zvicerane -
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët













