Lajme
OKB: 80 milionë persona janë në arrati
Në Ditën Botërore të Refugjatëve, presidenti italian, si kreu i një prej shteteve që ka vuajtur më shumë prurjet e tyre, iu drejtua të pranishmëve në eventin e rastit me fjalët: “Mbrojtja e jetës njerëzore, shpëtimi i refugjatëve, mbështetja për të munduarit në krizat humanitare dhe mirëpritja e më të rrezikuarve, janë angazhime të cilat Republika e Italisë, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare nuk i ka lënë kurrë pas dore, madje edhe në kohët e fundit të pandemisë”.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres, mbi 80 milionë persona janë në arrati, ndërkohë që deri me sot, organizata u ka ardhur në ndihmë gati 100 milionë individëve.
“Në këtë pikë kemi kontribuar të gjithë”, shtoi Matarrella, “edhe njerëzit më të thjeshtë”, të cilët i falënderoj përzemërsisht, pa harruar Organizatat e Shoqërisë Civile dhe institucionet fetare që, sipas presidentit, me bujarinë e tyre bëjnë më të mirën në Itali për të ndihmuar refugjatët.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” Hulumtimi i tij, i frymëzuar nga lëvizja e kafshëve, po ndihmon në zhvillimin e robotëve më... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse”
Jeta në Zvicër
-
Pacientët e moshuar trajtohen në temperatura deri në 30 gradë në spitalin më të madh të Zvicrës Sindikata e punonjësve shëndetësorë paralajmëron se kushtet e rënda nga nxehtësia po rrezikojnë si stafin, ashtu... -
Strehimoret e kafshëve në Zvicër përshtaten përballë valës së të nxehtit -
Qiratë në Zvicër: A mund të kërkoni ulje të qirasë gjatë valës së të nxehtit? -
Rekorde të reja të temperaturave në Zvicër, deri në 34.5 gradë në Sion -
Me 172 km/h në tunelin e Gotthardit, 22-vjeçari gjerman ndalohet dhe përjashtohet nga rrugët zvicerane













