Kosova
Nga 1 korriku, zero tarifa roaming në Ballkanin Perëndimor, festë në Maqedoni
Për të shënuar këtë datë të rëndësishme, organizohet një koncert në Maqedoni me grupe dhe DJ nga i gjithë rajoni, më 1 korrik 2021, duke filluar nga ora 19.00, në Plazhin Oteshevo
Që nga 1 korrik 2021 i gjithë Ballkani Perëndimor do të jetë një zonë e lirë roaming. Kostot roaming midis Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të jenë zero.
Për të shënuar këtë datë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), me mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, po organizon “All-Western Balkans Jam”, një koncert me grupe dhe DJ nga i gjithë rajoni, në 1 korrik 2021, duke filluar nga ora 19.00 në Plazhin Oteshevo (Liqeni i Prespës, Maqedonia e Veriut), raporton Alsat, përcjell Albinfo.ch.
Transmetimin e drejtpërdrejtë të këtij koncerti mund ta ndiqni edhe në Youtube.
Vendimi për heqjen e tarifave roaming për Ballkanin Perëndimor që erdhi si rezultat i negociatave gati njëvjeçare, të lehtësuara nga RCC dhe Bashkimi Evropian, pas së cilës përfaqësuesit e të gjitha qeverive të BB6 nënshkruan një marrëveshje në prill 2019, duke rënë dakord që së pari të ulnin gradualisht çmimet e roaming dhe t’i zeronin që nga 1 korriku 2021.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit












