Lajme
Franca, afër valës së katërt të COVID-it
Franca ka gjasa të përjetojë një valë të katërt infektimesh nga COVID-19, për shkak të rritjes së rasteve të shkaktuara nga varianti Delta, i zbuluar për herë të parë në Indi.
Lajmin e bëri të ditur një zyrtar i qeverisë franceze, profesor Arnaud Fontanet, i cili tha se kjo valë e katërt mund të verifikohet në fillim të vitit shkollor.
Fontanet shtoi se ecuria e procesit të vaksinimit do të ndihmojë në lehtësimin e efekteve të kësaj vale të re të virusit.
“Bëhet fjalë për një valë infektimi, e cila mund të ketë një spektër të gjerë situatash. Si për shembull me forma më të vogla, asimptomatike, etj. Format e ashpra janë ato që kanë rëndësi, sepse janë ato që do të prekin shëndetin e njerëzve dhe që bartin rreziqet e komplikacioneve, shtrimeve në spitale apo vdekjeve,” – u shpreh Fontanet.
Infeksionet me COVID-19 po bien në Francë, me 1815 raste të raportuara mesatarisht çdo ditë, shifër që përbën vetëm 3% të pikut të verifikuar në muajin nëntor.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane Në vitin 2025, 214 persona humbën jetën në rrugët zvicerane, 36 më pak se një vit... -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga -
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve












