Kosova
Kurti nga Athina i drejtohet ekipit olimpik: E gjithë Kosova me zemër do të jetë me ju në Tokio
Kurti i tha ekipit të Kosovës se përgjegjësia që mbajnë me vete në Tokio është shumë e madhe, sepse do të përballen me shtete qindra herë më të mëdha se Kosova
Në pamundësi për të qenë i pranishëm në ceremoninë e dorëzim-pranimit të flamurit shtetëror nga presidentja Vjosa Osmani, te ekipi olimpik që do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike, Tokio 2020, kryeministri Albin Kurti, iu drejtua sportistëve nëpërmjet një video-mesazhi.
Kurti i tha ekipit të Kosovës se përgjegjësia që mbajnë me vete në Tokio është shumë e madhe, sepse do të përballen me shtete qindra herë më të mëdha se Kosova dhe traditë shumë më të gjatë në sport, raporton infokus, transmeton Albinfo.ch.
“Në mitologjinë greke, mali Olimp konsiderohej shtëpia e perëndive, e krijuar nga vetë perënditë olimpike. Sipas legjendës, Titanët, që ishin perënditë e vjetra, luftuan me perënditë e reja – me Olimpianët. Në atë luftë, që u zhvillua për të fituar kontrollin e botës, fituan të rinjtë – Olimpianët”, tha Kurti në video-mesazhin e dërguar nga Athina e Greqisë, ku po qëndron në vizitë zyrtare.
Ai u tha sportistëve se rezultatet e deritanishme na bëjnë të gjithëve krenarë dhe përkundër që do të jetë vetëm pjesëmarrja jonë e dytë në një Olimpiadë, na e keni mundësuar që të besojmë edhe më shumë në performancat tuaja.
Duke i falënderuar për kontributin dhe duke i uruar suksese secilit, kryeministri Kurti i tha ekipit reprezentues se ndonëse fizikisht nuk do të mund të jetë së bashku me ta në Tokio, ai dhe e gjithë Kosova do të jenë me zemër afër tyre.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve













