Koronavirusi: çast pas çasti
Sa zgjasin antitrupat?
Vaksinat antiCOVID-19 japin të paktën gjashtë deri në tetë muaj imunitet ndaj varianteve të vjetra
Antitrupat kundër COVID-19 zgjasin të paktën nëntë muaj pas infektimit, sipas Imperial College të Londrës dhe Universitetit të Padova-s.
“Pjesa më e madhe e infeksioneve SARS-CoV-2 zhvillojnë antitrupa”, sipas hulumtimit, i botuar në revistën “Nature Communications”.
“Nivelet e antitrupave mbeten të larta, pavarësisht nëse personi i infektuar ka zhvilluar ose jo simptoma të COVID-19”, zbuluan studiuesit, pasi testuan pacientët në Italinë veriore, një nga rajonet më të goditura në fillim të pandemisë.
Shumica e vlerësimeve, përfshirë prodhuesit, sugjerojnë se vaksinat antiCOVID-19 japin të paktën gjashtë deri në tetë muaj imunitet ndaj varianteve të vjetra, megjithëse hulumtimi i Universitetit të Uashingtonit, i botuar muajin e kaluar nga “Nature” sugjeroi se imuniteti mund të ishte “i qëndrueshëm”, në varësi të vaksinës së përdorur.
“Ne duhet të vazhdojmë të monitorojmë qëndrueshmërinë e antitrupave për periudha më të gjata kohore”, paralajmëroi Enrico Lavezzo nga Universiteti i Padova-s, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Testet e ekipit shkencor sugjeruan një probabilitet një në katër të infeksioneve, që përhapen brenda familjeve dhe se rreth 80 % e transmetimeve mund të gjurmohen në vetëm 20 % të infeksioneve.
E-Diaspora
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme













