Kosova
Elvana Gjata reagon pas kritikave për të kënduarit “me dialekt nga Kosova”
Jo rrallë herë artistët nga Shqipëria kritikohen nga fansat në rrjete sociale për përdorimin e dialektit të Kosovës gjatë interpretimit të këngëve të tyre.
Së fundmi, edhe këngëtarja Elvana Gjata ka pranuar kritika të këtij lloji, pas publikimit të një seti fotografish në Instagram, ku kishte shkruar – “Se kur më sheh me crown. Like 1,2,3 e ke ron ti”.
Komentet në postimin e Elvanës, si përherë ishin të shumta, por mes mijëra sosh, një nga ta duket të ketë rënë në sytë e yllit të hitit “Loti”.
“A nuk mundesh me këndu një këngë me tekst dhe dialekt shqip, se ke mbet tu këndu me tekst e dialekt të Kosovës. Gjithë kosovarët këndojnë me dialektin e tyre, kurse ju starat e Shqipërisë e keni bezdi me këndu në dialektin e Shqipërisë”, ka shkruar një nga ndjekësit e Gjatës.
Ndërsa, edhe Elvana, kishte një përgjigje për këtë “kritikë”.
“Ndaje mendjen ku e ke hallin, me shqipen a dialektin pjesë e shqipes, apo me Kosovën, d.m.th. me shqipen prapë”, i është përgjigjur Elvana komentuesit.
Ndryshe, viteve të fundit është vënë në trend këndimi i këngëve në dialektin gegë të artistëve nga Shqipëria, duke u mundësuar atyre të jenë më të pranuar nga publiku shqipfolës.
Por, Elvana Gjata nuk është e vetmja që këngët e saj i sjell të kënduara në dialektin e Kosovës, sepse pos saj ka edhe shumë artistë të tjerë, të cilët ndjekin “të njëjtën formulë suksesi”.
Më e njohura për këtë mënyrë këndimi është këngëtarja, Enca, e cila pothuajse të gjitha këngët e saj ndër vite i ka sjellë me dialekt kosovar, ani pse është lindur e rritur në mes të Tiranës.
Artistë të tjerë që po vazhdojnë të ndjekin këtë trend janë edhe Samanta Karavella, Ronela Hajati, Stresi, Melisa Lleshi, Ardit Çuni e shumë të tjerë.
Në anën tjetër, projekti i fundit nga Elvana Gjata është bashkëpunimi i saj internacional me artistët, Inna dhe Sickotoy në këngën “Papa”, e cila aktualisht numëron afro 2 milionë klikime në YouTube.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











