Koronavirusi: çast pas çasti
Gjermania mendon për dozën e tretë, kush do të vaksinohet
Pak më shumë se 52% e popullsisë është vaksinuar plotësisht dhe rreth 62% kanë marrë të paktën një vaksinë
Gjermania në shtator do të fillojë të ofrojë një dozë përforcuese kundër COVID-19 për pensionistët dhe njerëzit me sistem imunitar të dobët. Vaksinimet do të bëhen duke përdorur vaksina nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna pavarësisht asaj që ishte përdorur më parë, deklaruan ministrat e Shëndetësisë së 16 shteteve pas bisedimeve me Ministrin Federal të Shëndetësisë, Jens Spahn.
Ata gjithashtu ranë dakord të bëjnë vaksinimin për të gjithë fëmijët e moshës 12 deri në 17 vjeç, shkruan Scan, përcjell albinfo.ch.
Vendimet pasqyrojnë shqetësimet në Gjermani për përhapjen e shpejtë të variantit Delta, çka mund ta detyrojë vendin të kthehet në kufizime dhe bllokime pasi ekonomia më e madhe e Evropës po i afrohet zgjedhjeve të përgjithshme në shtator.
16 shtetet e Gjermanisë, të cilat menaxhojnë çështjet e tyre shëndetësore, synojnë të vaksinojnë më shumë njerëz për të shmangur valën e katërt të koronavirusit. Aktualisht, pak më shumë se 52% e popullsisë është vaksinuar plotësisht dhe rreth 62% kanë marrë të paktën një vaksinë.
Vaksinimi i fëmijëve midis 12 dhe 17 vjeç është vullnetar, ashtu si edhe për pjesën tjetër të popullsisë, dhe do të bëhet vetëm pas pëlqimit të prindërve dhe një kontrolli mjekësor që përjashton rreziqe serioze shëndetësore, thanë ministrat. Rreth 10% e 4.5 milionë fëmijëve në këtë grupmoshë janë vaksinuar plotësisht.
Gjermania ka regjistruar më shumë se 2,000 raste të reja në ditë që nga e Mërkura e kaluar.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim Inteligjenca artificiale (AI) po ndryshon me ritme të shpejta tregun e punës në Zvicër, ndërsa njohuritë... -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor













