Shqipëria
250 afganë pritet të mbërrijnë në Shqipëri brenda pak ditëve
Mësohet se një grup i parë prej 250 afganësh pritet të mbërrijë në Shqipëri brenda kësaj jave. Burime diplomatike i shpjeguan Zërit të Amerikës se bëhet fjalë për përkthyes dhe bashkëpunëtorë të niveleve të ndryshëm të strukturave amerikane në Afganistan, përcjell albinfo.ch.
Ata do të transferohen së bashku me familjet e tyre. Një prej anëtarëve të kabinetit Rama është caktuar të merret me organizimin e të gjithë procesit të pritjes dhe akomodimit të afganëve, të cilët parashikohet të ndahen në disa grupe duke u strehuar në struktura të veçanta.
Shqipëria dje konfirmoi zyrtarisht se i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së qeverisë amerikane.
Kryeministri Edi Rama shpjegoi se do të priten disa qindra persona, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane, të cilët, siç theksoi ai, janë nga të parët në listat e ekzekutimeve të barbarëve të Afganistanit. Sot, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa ripostonte një Twitter të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, lidhur me qytetarët afganë që duan të largohen nga vendi i tyre, theksoi dhe një herë se Shqipëria është gati të presë disa qindra afganë, duke shtuar se “ne jemi krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendosi të ndajë të dhënat e pasagjerëve të fluturimit me policinë Pa planin e propozuar, Zvicra do të përballej me disavantazhe ekonomike...
-
4% e shoferëve në Zvicër drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit
-
Përmbledhje e lajmeve nga Zvicra për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Në cilat punë në Zvicër punëtorët e huaj fitojnë më shumë se zviceranët?
-
Kaos në tunelin Gotthard: Shoferët sulmojnë aktivistët e klimës (VIDEO)