Kosova
Kosovë: Anulimi i dasmave shkakton 400 milionë euro humbje
Përfaqësues të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit vlerësojnë se në rast se nuk do të kishte një vendim të tillë qarkullimi do të shkonte në mbi 1 miliard euro.
Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit në Kosovë, Hysen Sogojeva tha se vendimi i Qeverisë për anulimin e dasmave ka lënë pa realizuar rreth 40 përqind të dasmave të planifikuara, teksa shton se dëmi, i cili arrin vlerën prej rreth 400 milionë euro, është jashtëzakonisht i madh.
“Nëse e marrim në tërësi, prej një mesatareje prej afër 400 sallash të dasmave, nëse këto kishin me funksionu, qarkullimi kishte me qenë mbi 1 miliard euro. Dhe, nëse themi se 60-70 përqind është kryer, pjesa tjetër është anuluar. Kështu që, na del një shifër bukur e madhe e mjeteve që kanë me u humbë. Por, tu e pa gjendjen qysh e kemi, në parim e përkrahim, me kusht që ana tjetër e ndihmave me ekzistu”, thotë ai për Kosovapress, transmeton Albinfo.ch.
Përkundër humbjeve të mëdha, Sogojeva thotë se kanë pranuar vendimin e qeverisë, ani pse paraprakisht ishin marrë vesh që të mos ketë ndalime të tilla.
“Ne një ditë përpara kemi pasur takim me ministrin dhe u dakorduam që bile së paku 150 veta të jenë prezent, me kusht që me iu kërko testi negativ spe vaksinimi dhe, ashtu mbet. Mirëpo, infektimet e fundit që na dolën mbi 2 mijë, atëherë ndërruan gjërat. Edhe pse ne jemi të dëmtuar, ne në parim pajtohemi sepse mbi të gjitha është shëndeti. Por, dëmet kanë me qenë evidente”, shton ai.
Ai shprehet kundër mbylljes totale, duke thënë se nuk do ta pranojnë në asnjë mënyrë.
“Por, qysh tani po ua bëjmë me dije, mbyllje totale nuk lejojnë. Le të gjejnë mekanizma kush do, si të do. Në këtë rast, e vetmja gjë që mundet të na shpëtojë është vaksinimi. Apeloj të gjithë qytetarët e Kosovës që vaksinimi të kryhet. Mekanizmat e qeverisë dhe mekanizmat tjerë le të gjinden, le të hyjnë në lëvizje për me mujtë me e vaksinu popullin, ndërsa mbyllje totale po e them edhe njëherë, nuk lejojmë”, thotë ai.
Sa i përket ndihmave që presin të pranojnë nga pako e rimëkëmbjes, Sogojeva thotë se nuk kanë diskutuar ende, por që sipas tij, ky është kushti për respektimin e masave të reja.
“Nuk është diskutuar ende për këtë. Kemi pasur 220 milionë euro, pastaj 200 milionë janë shtuar për rimëkëmbjen. Ne, jo vetëm për këto, por do të kërkojmë strikt që edhe kjo pjesa tjetër, sidomos këto 10 ditë, të paguhen ekstra prej ligjit të rimëkëmbjes”, shton ai.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës mori vendim që prej 21 gushtit deri më 1 shtator të anulohen të gjitha dasmat dhe ahengje, për shkak të numrit të madh të të infektuarve me COVID.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit












