Lajme
Ambasadori Rohde njofton me kushtet e reja për hyrje në Gjermani
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, përmes një njoftimi zyrtar në Twitter ka njoftuar se duke filluar nga data 22 gusht, në orën 00:00, Kosova do të futet në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë, duke bërë që të futen në fuqi sërish kufizimet për udhëtarët që hyjnë nga Kosova në territorin gjerman.
Nga 22 gushti personat që ia mësyjnë Gjermanisë dhe që në dhjetëditëshin e fundit kanë qëndruar në Kosovë duhet të regjistrohen në regjistrin digjital të udhëtimit ( www.einreiseanmeldung.de).
Do të jenë të detyruar të karantinohen ata të cilët s’kanë një dëshmi që kanë marrë dy dozat e vaksinës, apo që janë shëruar nga COVID-19 në gjashtë muajt e fundit. Këta persona do të detyrohen të izolohen dhjetë ditë pas hyrjes në Gjermani. Ndërkohë karantinimi mund të përfundojë më herët në rast të një testimi negativ pas pesë ditësh nga hyrja në territorin gjerman.
Njoftimi i plotë i publikuar nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë:
?+++ ‼️ME RËNDËSI: Nga data 22.08.2021, ora 0:00 Kosova kategorizohet si rajon me rrezikshmëri të lartë +++ Hyjnë sërish në fuqi kufizimet e udhëtimeve hyrëse për udhëtarët nga Kosova +++ Regjistrimi i udhëtimit hyrës dhe detyrimi për izolim me rastin e hyrjeve të lejuara nga Kosova drejt Gjermanisë +++
Për shkak të incidencës së tejet të lartë të COVID-19 në Kosovë, Gjermania sërish e kategorizon Kosovën si rajon me rrezikshmëri të lartë. Për udhëtimet drejt Kosovës sërish vlenë paralajmërimi për udhëtim. Ministria e Jashtme Federale paralajmëron për të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme drejt Kosovës.
Njëkohësisht duke filluar nga e diela, për personat pa nënshtetësi të një shteti të BE-së, pa vendbanim dhe lejeqëndim në një shtet të BE-së vlejnë sërish kufizimet e udhëtimit që kanë qenë të vlefshme deri në fillim të korrikut. Përjashtim bëjnë vetëm personat plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19. Më shumë informata gjeni këtu: https://pristina.diplo.de/…/ser…/visa-einreise/-/2321586
Nga e diela, 22.08.2021, ora 0:00 gjatë udhëtimeve (kthyese) drejt Gjermanisë për udhëtarët, të cilët në 10 ditët e fundit kanë qëndruar në Kosovë vlen:
· Regjistrimi i udhëtimit: Para udhëtimit hyrës duhet të plotësohet një regjistrim dixhital i udhëtimit në ëëë.einreiseanmeldung.de
· ‼️Detyrimi për izolim: Udhëtarët, të cilët nuk kanë dhe nuk e bashkangjesin një dëshmi të një vaksinimi të plotë, apo shërimi nga infektimi në 6 muajt e fundit në portalin „Einreiseanmeldung“, i nënshtrohen një izolimi 10-ditor pas udhëtimit hyrës. Përfundimi i parakohshëm i izolimit është i mundur me një rezultat të testimit negativ të bërë jo më herët se 5 ditë pas udhëtimit hyrës. Rezultati i testimit duhet gjithashtu të bashkangjitet në portalin „Einreiseanmeldung“.
· Edhe më tej vlen që ju që gjatë udhëtimit hyrës ✈️??? drejt Gjermanisë duhet të paraqitni një test negativ për COVID-19 Test, një dëshmi të vaksinimit, apo të shërimit.
E-Diaspora
-
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen "Ne nuk duam të përçajmë popullsinë," është shprehur kryetari i komunitetit mysliman shqiptar, Sinan Sadriu... -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane Lufta në Gjirin Persik dhe bllokada e mëvonshme e Straits të Hormuzit nga Irani kanë ndërprerë... -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë












