Integrimi
Provimi i pjekurisë!

Tash kur ka filluar viti i ri shkollor në Zvicër, bashkatdhetarë, prindër të nderuar, shumë nga ju do të përballeni me pyetjen: A është fëmija im i pjekur mjaftueshëm për shkollë?
Kjo pyetje i përfshin më shumë fëmijët, të cilët këtë vit do të vijojnë kopshtin e dytë dhe klasën e parë.
Çka do të thotë “i pjekur mjaftueshëm për shkollë”?
E vështirë është të përcaktohet pjekuria shkollore te fëmijët, pasi që ajo është shumë e ndryshme prej një fëmije te fëmija tjetër. Shpesh ndodh që një fëmijë të zhvillohet aq shpejt, për të cilin kemi menduar se nuk është i gatshëm për shkollë, sikur do të na dëshmojë se prognoza jonë ka qenë e gabuar për të. Shumë e vështirë është të përcaktohemi për fëmijët, të cilët intelektualisht qëndrojnë mirë, çka do të thotë dinë të shkruajnë e të lexojnë nga pak, para se të fillojnë shkollën, por socio-emocionalisht nuk janë ende stabil.
Disa këshilltarë janë për një shkollim të hershëm dhe disa të tjerë mendojnë se duhet të presim me këta fëmijë. Por, vendimin e marrë domosdoshmërisht duhet ta mendojmë dhe ta peshojmë mirë si prindër dhe të këshillohemi me persona kompetentë, pasi që kjo mund të lërë pasoja te fëmijët, të cilat mund t’i përcjellin gjatë viteve shkollore.
Cilët janë faktorët që luajnë rol në pjekurinë shkollore:
☆ Pjekuria socio-emocionale,
☆Zhvillimi trupor,
☆Zhvillimi intelektual.
Pjekuria socio-emocionale:
☆Fëmija nuk fillon të qajë për çdo vogëlsi,
☆Fëmija mund të jetë pjesë e grupit, pa u përpjekur të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes,
☆Fëmija mund të krijojë kontakt të besueshëm me një person të ri,
☆Fëmija mund të mbrojë veten verbalisht, me anë të shprehjeve të gjuhës,
☆Fëmija deri diku mund t’i përballojë ngacmimet e vogla të fëmijëve të tjerë dhe kritikat e të rriturve.
☆Fëmija i respekton rregullat dhe mund të presë për nevojat e veta (ushqimi, pirja, vrapimi).
Zhvillimi trupor:
Zhvillimi trupor testohet nga mjeku i familjes dhe ju duhet ta sillni këtë test në shkollë.
Zhvillimi intelektual:
Zhvillimi intelektual ka shumë rëndësi. Fëmijët e përgatitur intelektualisht para fillimit të shkollës tregojnë aftësitë e duhura për t’i përdorur veglat e punës në shkollë (lapsin, gomën, gërshërët), çka do të thotë që nuk kanë problem me motorikën. Fëmijët e tjerë, sipas rregullave, duhet të vijojnë terapinë adekuate për përmirësim dhe aftësim.
Të gjithë fëmijëve u dëshirojmë një vit të mbarë shkollor!
Për Albinfo.ch Ardiana Memeti, shkrimtare, moderatore, animatore – Spielgruppenleiterin.
Ardiana Memeti u lind në Prishtinë. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Ferizaj, ndërsa studimet në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, Dega e Sociologjisë.
Jeton në Kantonin St.Gallen të Zvicrës, e angazhuar si moderatore dhe animatore në projekte sociale në fushën e integrimit.
Ka diplomuar si udhëheqëse për Grupet e lojës, ”Spielgruppeleiterin”, në Zvicër dhe është Yoga mësuese për fëmijë e të rinj. Ajo ka një përvojë të gjatë pune me fëmijë. Gjithmonë në mesin e fëmijëve Ardiana çdo gjë, pra mundin dhe qasjen profesionale ua dedikon atyre, sepse, siç thotë ajo vetë, “fëmijët janë pasioni im”.
Ardiana është nënë e përkushtuar e tre fëmijëve të mrekullueshëm.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriArdiana Memeti
- Prejardhja:Prishtinë
- Vendi ku vepron:St.Gallen të Zvicrës
- Profesioni:Shkrimtare, moderatore, animatore
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Vëllai dhe motra e boksierit Besar Nimani, në gjyq për hakmarrje Vëllai i tyre u vra me 16 të shtëna në qendër të Bielefeldit - muaj më...
-
MPJD dënon arrestimin arbitrar të shtetasit kosovar në Serbi
-
Kurti mirëpret diasporën: Kosova është me fat që ju ka
-
U godit nga rryma elektrike në Itali, humb jetën punëtori 21 vjeçar nga Kosova
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
Jeta në Zvicër
-
Pavarësisht ndalimit për personat nën 18 vjeç, paketat me nikotinë po përhapen në Zvicër. Në një dyqan në Basel, çdo ditë adoleshentët përpiqen të blejnë produkte me nikotinë përmes gojës....
-
Ushtria zvicerane nuk arrin të përmbushë afatet për reduktimin e zhurmës në poligonet e qitjes
-
Defekt teknik: Evakuohet treni në tunelin e Gotthard-it
-
Emision në SRF mbi rrugën e Kosovës drejt Pavarësisë dhe rolin e Zvicrës
-
Zvicër: Inflacioni ishte shumë i ulët në korrik, por u rrit në 0.2%