Shqipëria
Afganët do të qëndrojnë në Shqipëri derisa të marrin vizë nga SHBA-ja
Kështu u shpreh Rama për BBC
Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e kësaj të mërkure me një bashkëbisedim në radio BBC me gazetaren Nuala McGovern, për të folur në lidhje me ardhjen e 607 refugjatëve afganë në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
“Ne nuk mundemi, nuk mund të harrojmë historinë tonë. Nuk mund të mos respektojmë kodin tonë të nderit, që e kemi prej një kohe shumë të gjatë dhe që e bëri Shqipërinë të ishte i vetmi vend në Evropë që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore se para saj, pikërisht sepse asnjë hebre nuk u dorëzua dhe pati shqiptarë që paguan me jetë për t’i shpëtuar”. Ishin këto fjalët e kryeministri Rama për të thënë se Shqipëria dhe shqiptarët do t’u gjenden pranë të gjithë shtetasve afganë, të cilët tashmë janë strehuar në Qytet Studenti, Shëngjin dhe Durrës.
Po ashtu, kryeministri nënvizoi se ata do të qëndrojnë në vendin tonë derisa të marrin vizë për në SHBA, duke shtuar: “kjo e bën qëndrimin e tyre teorikisht të përkohshëm, por, së pari, mendoj se do të duhet kohë për këtë, pasi me kaq shumë njerëz sa janë nxjerrë jashtë vendit nga avionët amerikanë e që duhet të kalojnë procesin e shqyrtimit në pjesë të ndryshme të Evropës e tjetërkund, kjo do të kërkojë kohë”.
Rama është tejet kritikë për vendet anëtare në NATO që u kanë ‘mbyllur dyert’ refugjatëve. Kreu i qeverisë tha se është pikëlluese që NATO të sprapset si hije përkundrejt premtimeve të lirisë të dhëna në Afganistan.
Po ashtu Rama thotë se është krenar që shumica e shqiptarëve ishin pro strehimit të afganëve dhe i mikpritën këta të fundit.
Kryeministri zbuloi se një sërë organizatash dhe fondacionesh, përfshi fondacionin “Yada Hakim”, kontaktuan me qeverinë për strehimin e afganëve, duke u shprehur se u kishte thënë “po” menjëherë”.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve













