Kosova
Presidentja Osmani: Asnjë vend nuk mund të fajësohet për përhapjen e virusit
Ajo, në intervistën për albinfo.ch shpreh keqardhje që media të caktuara e kanë nxjerrë nga konteksti një deklaratë të saj, ku ajo shprehet se nuk mund të fajësohet asnjë vend i veçantë për përhapjen e pandemisë
Në intervistën ekskluzive që dha për platformën mediale albinfo.ch, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, veç tjerash, ka përgënjeshtruar lajmin që ka rrjedhur sot në media të ndryshme zvicerane dhe kosovare, sipas të cilit “presidentja kosovare akuzon Zvicrën për përhapjen e koronavirusit në Kosovë”.
Ajo me këtë rast thotë se ndjen keqardhje që media të caktuara e kanë nxjerrë nga konteksti një deklaratë të saj, ku ajo shprehet se nuk mund të fajësohet asnjë vend i veçantë për përhapjen e pandemisë.
Sipas presidentes, virusi, për fat të keq, është i pranishëm dhe agresiv në të gjitha vendet, por në Kosovë, për shkak të vaksinave të pamjaftueshme, ai shkakton dëme më të mëdha, duke marrë edhe jetë njerëzish, njofton albinfo.ch. Për këtë arsye, presidentja Osmani-Sadriu ka përsëritur apelin drejtuar bashkatdhetarëve tanë në Zvicër dhe popullatës në Kosovë për t`u vaksinuar.
Ajo ka theksuar se të gjitha statistikat tregojnë qartë se nga virusi pësojnë keq dhe mjerisht, edhe vdesin, në shumicën absolute të rasteve vetëm ata që janë të pavaksinuar.
Intervistën e plotë të presidentes Vjosa Osmani-Sadriu mund ta shikoni dhe lexoni nesër.
E-Diaspora
-
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier Hetimet vazhdojnë në Vjenë, autopsia e trupave të tre kosovarëve... -
Në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një ish-veteran i UÇK-së -
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet -
Kurti: Të tronditur nga tragjedia në Austri, tre viktima janë shtetas të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Rritje e kriminalitetit në zonat urbane, shqetësim në rritje për sigurinë publike Autoritetet e sigurisë në Zvicër kanë raportuar një rritje të dukshme të rasteve të kriminalitetit në... -
Banka Kombëtare Zvicerane pritet të mbajë normat në 0% gjatë vitit -
Furnizimi me energji në Zvicër nuk është në rrezik -
Futbollisti mbetet jashtë Kombëtares së Zvicrës për shkak të shkeljeve në trafik -
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës













