Lajme
Deputetëve zviceranë nuk do t’u kërkohen certifikata Covid
Anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe Këshillit të Shteteve në Zvicër do të jenë në gjendje të hyjnë në ndërtesën e Parlamentit për sesionet e vjeshtës që fillojnë më 13 shtator pa asnjë certifikatë Covid, edhe nëse kalimi i imunitetit bëhet i detyrueshëm deri atëherë, transmeton albinfo.ch.
Departamenti i shërbimeve parlamentare e justifikoi këtë vendim, duke thënë se “një qasje në certifikata në asambletë politike të legjislaturës është e papranueshme, pasi të drejtat dhe detyrimet kushtetuese të anëtarëve të Këshillit dhe magjistratëve do të kufizoheshin shumë”.
Megjithatë, delegacioni administrativ vazhdon të rekomandojë që anëtarët e pavaksinuar të Këshillit dhe pjesëmarrësit në seancë të jenë testuar rregullisht.
Si më parë, testet e Covid-19 do të ofrohen në ndërtesën e Parlamentit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme













