Futboll
Shqipëria dhe Kosova shpresojnë në rezultat pozitiv
Kuqezinjtë dhe Dardanët sonte me ndeshje shumë të rëndësishme në kualifikimet për Kampionatin Botëror
Shqipëria kërkon të harrojë ndeshjen me Poloninë dhe beson në rezultat pozitiv ndaj Hungarisë. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:00 në Elbasan, ku pas më shumë se një viti e gjysmë do të ketë një numër të kufizuar tifozësh, përcjell albinfo.ch.
Kuqezinjtë pas katër ndeshjesh kanë gjashtë pikë, ndërsa hungarezët shtatë.
“Kemi një ndeshje për ta përmirësuar rezultatin e padrejtë që e patëm në Poloni. Pres ndeshje të mirë nga skuadra ndaj Hungarisë. Duhet të bëjmë paraqitje ashtu siç bëmë në Poloni. Nëse e shikojmë rezultatin 4:1 duket sikur na kanë masakruar, por në fakt nuk ishte ashtu. Skuadra bëri paraqitje të mirë. Po atë frymë dëshiroj ta shoh edhe të dielën”, tha përzgjedhësi Edy Reja.
Shqipëria në këtë duel do të ketë mungesa. Elseid Hysaj, Rey Manaj dhe Keidi Bare janë të suspenduar për këtë ndeshje. Sidoqoftë, tekniku italian do ta ketë në përbërje Nedim Bajramin që e mori dritën e gjelbër për ta përfaqësuar Shqipërinë. Bajrami pritet të jetë titullar te Shqipëria ndaj Hungarisë.
Ndërkohë, Kosova pas fitores ndaj Gjeorgjisë, shpreson në një tjetër fitore, kësaj radhe ndaj Greqisë, takim që zhvillohet nga ora 20:45 në Prishtinë, ku do të lejohen 10 % e tifozëve.
“Ndeshja me Greqinë është e rëndësishme për ta konfirmuar ndeshjen e mirë në Gjeorgji. Luajmë ndaj një ekipi me lojë e lojtarë të mirë. Duhet të tregojmë edhe një herë lojë të mirë e të fortë. Ndeshja e parë ishte e mirë. Ndeshja e dytë nuk duhet të jetë problem, nuk kemi shumë lojtarë me lëndime. Rigjenerimi shkoi shumë mirë. Ishte përgatitje e mirë për ndeshjen e dytë. Ndeshja e tretë do të jetë e vështirë. Duhet të kemi kujdes edhe nga kartonët. Lojtarët janë gati për duelin e së dielës”, deklaroi zvicerani Bernard Challandes.
Dardanët pas tri ndeshjeve kanë tri pikë, ndërsa grekët pas dy ndeshjeve dy pikë.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve














