Lajme
Francë: Protesta kundër pasaportave Covid-19
Opinione të ndara për vaksinimin dhe pasaportën Covid 19 në shoqërinë franceze
Mijëra qytetarë mbushën rrugët e Parisit për të kundërshtuar përdorimin e pasaportave COVID-19. Një manifestim i organizuar nga figura të njohura të qendrës së djathtë.
“Macron, ne nuk i duam pasaportat e tua”, “Liri, liri”, ishin këto disa nga thirrjet e protestuesve, të cilët mbanin në duar pankarta.
Gjatë marshimit shumë prej tyre i trajtuan klientët në bare dhe restorante si bashkëpunëtorë të qeverisë. Madje fishkëllyen kundër tyre.
Në të njëjtën kohë kur prej javësh në Paris zhvillohen protesta, pjesa më e madhe e qytetarëve francezë mbështesin rregullat e reja. Madje 73% e tyre kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 67 % janë vaksinuar plotësisht.
“Unë protestoj, sepse ndiej që liritë tona janë futur në kurth. Ne duhet të jemi të lirë nëse duam të vaksinohemi apo jo. E nëse duhet të rezistoj derisa të hiqet pasaporta, duke mos shkuar në restorante, apo të dal jashtë, atëherë po, do ta bëj, absolutisht po”, tha një protestuese.
Të tjerët thonë se i respektojnë të vaksinuarit, por shprehen kundër injeksioneve me detyrim.
“Unë jam e lirë, respektoj ata që janë vaksinuar, por nuk jam dakord me mënyrën sesi po imponohet”, shprehen të tjerët.
Pasi pasaporta anti-COVID hyri në fuqi në Francë, është vënë re një ulje e të infektuarve, shtrimet në spital po ashtu kanë shënuar rënie./Euronews
E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
UBS shkurtoi qindra vende pune në fazën e reduktimit UBS ka shkurtuar disa qindra vende pune në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, si pjesë... -
Vala e të nxehtit rrit ozonin në nivele të rrezikshme në Zvicrën qendrore -
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo -
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë -
Paraburgim për autorin e dyshuar të sulmit në Winterthur














