Kosova
Sot në orën 11:00 hapet linku për terminë në Ambasadën Gjermane
Sot “D-Day” për terminë në Ambasadën Gjermane
Referuar njoftimit të fundit, sot zyrtarisht në orën 11:00 hapet linku për terminë në Ambasadën Gjermane në Kosovë dhe linkun mund ta gjeni brenda tekstit, transmeton albinfo.ch.
Theksohet se një nga temat më të diskutuara në jetën sociale të Kosovës është kapja e një termini në Ambasadën Gjermane në Prishtinë.
Kushtet e favorshme që ka krijuar Qeveria Federale e Gjermanisë për punëtorët nga Ballkani Perëndimor janë disa nga enzimët kryesorë për këtë dyndje drejt Gjermanisë.
Kapja e terminit në këtë Ambasadë është shndërruar edhe në biznes për disa kompani që kryejnë vetëm “kapjen”, duke uzurupuar terminet dhe duke shtyrë njerëzit që të paguajnë shuma të majme parash për këtë gjë. Megjithatë, Ambasada Gjermane pati reaguar, duke treguar se termini caktohet pa asnjë pagesë.
Megjithatë, për të gjithë ata që po synojnë një termin, sot në orën 11:00 do të hapet sistemi për aplikim online për termin në tetor.
Kushdo që mendon të udhëtojë drejt Gjermanisë, duhet të dijë se do të duhet t’u përmbahet disa kushteve anti-COVID, si:
-Të posedojnë një një dëshmi mbi vaksinimin e plotë kundër Covid-19 me një nga vaksinat e lejuara EMA (aktualisht BionTech-Pfizer/Cominarty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria – secila nga dy doza, Johnson&Johnson/Janssen – një dozë) – doza e fundit e vaksininës duhet të jetë marrë në së paku 14 ditë më parë.
ose
– Mund të dëshmojnë që për ata vlen njëra nga përjashtimet e kufizimeve aktuale të udhëtimit (dëshmitë duhet të sillen me vete me rastin e parashtrimit të kërkesës për vizë).
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër Kështu thotë meteorologu i njohur Jörg Kachelmann. Ndërsa studiuesit në ETH Zurich thonë se temperaturat deri... -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes -
Qumështi për foshnja me gjurmë toksine vazhdon të shitet në Zvicër -
Zviceranët do të votojnë për ndalimin e fishekzjarrëve













