Kosova
Detaje për shtesat e fëmijëve dhe pagesave për lehonat në Kosovë
Pagesat e para fëmijët dhe nënat do të fillojnë në fund të këtij muaji
Ministri i Financave, Punës e Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati ka bërë të ditura detaje në lidhje me shtesat e fëmijëve dhe pagesave për lehonat në bazë të Pagës së Ringjalljes Ekonomike.
Murati në RTV Dukagjini ka thënë se shtesat e fëmijëve dhe subvencionimi për lehonat do të merren në fund të muajit, përcjell albinfo.ch.
“Pagesat e para fëmijët dhe nënat do të fillojnë në fund të këtij muaji”, tha Murati në RTV Dukagjini.
Ai ka thënë se numri i llogarisë bankare, të dhënat personale të nënave dhe të dhënat personale të fëmijës, janë ato që nevojiten për të marr shtesa të fëmijëve.
“Verifikimi bëhet në mënyrë automatike dhe të gjithë ata që janë kualifikuar, pagesën e parë e marrin në fund të muajit”, tha ai.
Murati ka thënë se do të fillohet me pak për të vazhduar me mbështetje tjera.
“Ne kaq kemi premtuar dhe po e realizojmë…Ne kemi paraparë edhe benifite tjera për gratë dhe fëmijët”, ka deklaruar Murati.
Fëmijët që kanë lindur nga 1 janari i vitit 2020 do të përfitojnë ndihmën prej 20 euro.
Kurse nga 1 janari i vitit të ardhëm, do të fillojë aplikimi për ata që kanë lindur nga viti 2018 e tutje, e kështu me radhë deri në moshën 16 vjeçare do të përfitojnë nga 10 euro në muaj.
Lehonat e papunësuara do të marrin nga 170 euro për gjashtë muaj, derisa lehonat e punësuara për tre muaj do të marrin të njëjtën shumë.
E-Diaspora
-
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër Për më shumë se një dekadë, mijëra punëtorë në Zvicër kanë filluar dhe mbaruar punën me... -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë” -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen
Jeta në Zvicër
-
Policia e Vaudit intensifikon kontrollet ndaj automjeteve me zhurmë të tepërt Policia kantonale e Vaudit në Zvicër po shton aksionet kundër automjeteve që shkaktojnë zhurmë të tepërt,... -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme












