Kosova
Merkel: Zemra ime rrah për këtë rajon
Merkel: "Mbështes nismën për bashkëpunim rajonal"
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sot u takua me krerët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ajo në konferencën për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se mbështet nismën për bashkëpunim rajonal, transmeton albinfo.ch.
Në lidhje me takimet e udhëheqësit e rajonit, Merkel tha se shumëçka ka ndryshuar në raportet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Jam e bindur që në këndvështrimin gjeo-strategjik, Gjermania e Bashkimi Evropian ka një interes të vetin në anëtarësimin në BE, por sigurisht është diçka tjetër procesi i bashkëpunimit në nivel rajonal, një ide që është pranuar nga BE-ja apo këndvështrimi gjerman. Nëse ju takoheni, është e drejta juaj dhe unë këtë e përshëndes shprehimisht dhe shpresoj shumë që të vijoni në këtë drejtim. Zemra ime rrah për këtë rajon. Unë përshëndes dhe projektin e Tregut të Përbashkët Rajonal me katër marrëveshjet. Jo të gjithë janë duke bashkëpunuar, disa janë brenda zbatimit, disa janë duke u menduar t’i bashkohen, por sa më shumë të bashkoheni, aq më i fuqishëm do të jetë Procesi i Berlinit”, tha Merkel.
Po ashtu, ajo ka nxitur për më shumë bashkëpunim rajonal, duke thënë se këtë do ta përsërisë edhe në takimet bilaterale.
Ndërsa Rama ka thënë se kancelarja Merkel është mike e shqiptarëve dhe se Procesi i Berlinit, i nisura nga ajo, është një projekt largpamës.
Tema e vizitë së kancelares Merkel në Tiranë është bashkëpunimi rajonal dhe kryesisht jetësimi i Tregut të Përbashkët Rajonal, nismë kjo në kuadër të Procesit të Berlinit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve











