Shqipëria
Punëtorët në Shqipëri paguhen më së paku në rajon
Paga mesatare në Shqipëri është më e ulët se në çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor.
Ajo çka merr një shqiptar është më pak se ajo që merr një qytetar në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinë, e madje Kosovë, raporton A2, transmeton Albinfo.ch.
Edhe paga minimale, një tjetër tregues i rëndësishëm i nivelit të jetesës, në Shqipëri është më e ulëta në Rajon, duke lënë pas vetëm Kosovën. Diferenca me Serbinë në pagën minimale i kalon 120 euro. Por çfarë tregojnë dhe si ndikojnë pagat e ulëta në ekonominë e vendit?
Rritja e pagave është një ndër synimet kryesore të qeverisë në programin për 4 vitet e ardhshme. Qeveria synon që brenda këtij mandati të tretë, paga mesatare të rritet me 25 për qind, nxitur kryesisht nga administrata që do të marrë një rritje prej 40 për qind për mësuesit, mjekët e infermierët dhe 30% për pjesën tjetër.
Po sa e mundur është kjo për ekspertë të ekonomisë?
Sipas të dhënave nga Instituti Europian i Statistikave, shqiptarët janë populli më i varfër në krahasim me çdo vend tjetër të Bashkimit Europian edhe Ballkanit. Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria e ka mesataren e të ardhurave për frymë, sa 31 për qind e mesatares së vendeve europiane
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit














