Lajme
Zvicra vendos Shqipërinë dhe Serbinë në listën e rrezikut
Kufizimet e reja të hyrjes do të futen për Shqipërinë, Armeninë, Azerbajxhanin, Brunein, Japoninë dhe Serbinë
Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) ka përditësuar sot listën e vendeve me rrezik, në marrëveshje me vendet e tjera të Zonës së Shengenit, shkruan srf.ch.
Kufizimet e reja të hyrjes do të futen për Shqipërinë, Armeninë, Azerbajxhanin, Brunein, Japoninë dhe Serbinë, transmeton albinfo.ch.
Ndryshimet do të hyjnë në fuqi më 27 shtator 2021 në mesnatë.
Nga ana tjetër, për shkak të zhvillimeve pozitive epidemiologjike, kufizimet e hyrjes në Uruguaj do të hiqen.
Hyrja nga një vend i cilësuar “me rrezik” është e ndaluar për të huajt që duan të hyjnë në Zvicër për një qëndrim të shkurtër dhe që nuk kanë dëshmi të vaksinimit, të njohur nga Zvicra.
Kjo vlen veçanërisht për turistët.
Njerëzit me pasaportë zvicerane ose leje qëndrimi të vlefshme, mund të hyjnë në Zvicër nga çdo vend në çdo kohë.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit












