Maqedonia
412 raste të reja me Covid-19 dhe 15 vdekje në Maqedoninë Veriore
Maqedonia e Veriut sot regjistroi edhe 412 raste të reja me Covid–19, nga 3 379 testimet e bëra. Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 15 raste të vdekjes nga Covid–19, ndërsa janë shëruar 395 pacientë.
Në Shkup ndërruan jetë pesë persona (76, 74, 73, 60 dhe 56v), Kumanova (81v), Velesi (85v), Dibra (73v), Dellçeva (59v), Kavadarci (85v), Kriva Pallankë (67v) dhe Tetovë (64v). Në listë u regjistruan edhe tre persona nga Shkupi që ndërruan jetë në periudhën nga 25 deri 28 shtator, mosha e të cilëve ishin prej 64 deri 88 vjeç.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid–19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 191 820, numri i pacientëve të shëruar në 173 048, i të vdekurve në 6 683, ndërsa momentalisht ka 12.089 raste aktive. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.292.895 testime për Covid – 19.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit Linja e mundshme do të lidhte qytete si Gjeneva, Cyrih dhe Bazelin me Londrën përmes Francës... -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut














