Lajme
Skandali i Kishës, Papa ndihet i turpëruar
Nga dështimi për ta luftuar abuzimin e fëmijëve
Papa Françesku ka thënë se ndihet i turpëruar nga dështimi i Kishës Katolike për t’u marrë me priftërinjtë pedofilë në Francë. Njëri nga këshilltarët e tij më të ngushtë bëri thirrje për hetim edhe në Itali rreth abuzimit seksual të fëmijëve nga kleri.
Sipas një raporti të publikuar të martën, së paku 330.000 fëmijë janë abuzuar seksualisht nga kleri dhe nga anëtarë të institucioneve kishtare në Francë në shtatë dekadat e kaluara, shkruan The Guardian.
Papa pranoi se kisha ka dështuar që t’i vendosë në rend të parë nevojat e viktimave në atë që konsiderohet si një prej deklaratave më të ashpra kundër abuzimit seksual të fëmijëve në Kishën Katolike deri më tani.
“Fatkeqësisht, është një numër i konsiderueshëm. Do të doja që viktimave t’ua shpreh pikëllimin dhe dhimbjen time për traumën që e kanë pësuar. Është gjithashtu turpi im, turpi ynë, për paaftësinë e kishës për një kohë të gjatë që t’i vendosë ata (viktimat) në qendrën e shqetësimeve të saj”, tha Papa Françesku.
Ai u bëri thirrje të gjithë udhëheqësve kishtarë që të marrin masa në mënyrë që “drama të ngjashme të mos përsëriten”, ndërsa katolikëve të Francës u kërkoi që të punojnë për t’u siguruar që kisha të jetë vend i sigurt për të gjithë.
Pas publikimit të raportit tronditës në Francë, Hans Zollner, prift gjerman dhe këshilltar i afërt i Papa Françeskut, u bëri thirrje udhëheqësve kishtarë në Itali që ta gjejnë guximin dhe t’i hetojnë abuzimet e fëmijëve nga kleri.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant










