Lajme
Gara për gazin, çfarë po ndodh në Evropë?
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas përfundimit të samitit joformal në Slloveni, u shpreh se të tjerët – referuar vendeve eksportuese të gazit – duhet të ndiqnin shembullin e Norvegjisë.
Shteti nordik, një nga furnizuesit e vendeve evropiane, rriti prodhimin e vet.
Në të njëjtën kohë, presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se Gazprom-i rus kishte shtuar furnizimet në Evropë “me më shumë se 8%”.
Putin u angazhua se autoritetet ruse “do t’i tejkalojnë detyrimet kontraktuale për furnizimin me gaz përmes territorit të Ukrainës”.
Inflacioni dhe gara
Paqëndrueshmëria e madhe e tregjeve të energjisë po shton frikën për një rritje të inflacionit dhe një ngadalësim të rimëkëmbjes.
Rritja e çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike po shqetëson udhëheqësit e BE-së.
Këta të fundit pritet të diskutojnë sesi të ndërhyjnë në Këshillin Evropian, duke filluar nga komunikimi që do të paraqesë Komisioni i BE-së, të mërkurën e 13 tetorit, me mjetet për të adresuar “urgjencën”.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, deklaroi se energjia është një përgjegjësi kombëtare, por ka një hapësirë politike – për të ndjekur një qasje evropiane, transmeton AP, përcjell Albinfo.ch.
Shtetet janë të ndara për zgjidhjet.
Grupi i shteteve, i përbërë nga Franca, Spanja, Greqia, Republika Çeke dhe Rumania po bëjnë presion për një përgjigje të shpejtë nga Komisioni dhe për zgjidhje të koordinuara.
Që nga reforma e tregut të energjisë në blerjet dhe ruajtjen e përbashkët të gazit, të cilat megjithatë do të adresohen në rishikimin e “Paketës së tretë të energjisë për gazin”.
Kjo paketë do të paraqitet në muajin dhjetor dhe orientimi i saj është drejt një sistemi mbi baza vullnetare.
Shtetet e Veriut, por edhe Gjermania, Belgjika dhe Holanda janë më të kujdesshme në qasjen e tyre.
Për ministren gjermane, Svenja Schulze, “përpjekja për të ndikuar në tregun e lirë është diçka për të cilën ne jemi shumë skeptikë”.
Masat politike
Komisionerja e BE-së për Energjinë, Kadri Simson, tha në seancën plenare të Parlamentit të BE-së në Strasburg – se duhet të merren pa asnjë dyshim, “masa politike”.
Paketa e mjeteve që Komisioni do të paraqesë më 13 tetor do t’u sigurojë Shteteve Anëtare mundësi për të siguruar mbështetje.
Kjo do të jetë e synuar për konsumatorët, me pagesa direkte për ata që janë në rrezik të varfërisë energjetike.
Sipas Simson, këto masa mund të merren shpejt, në bazë të rregullave evropiane.
Zyrtarja evropiane shtoi se prioriteti i menjëhershëm është zbutja e ndikimeve sociale, për të mbrojtur familjet e cenueshme dhe për të siguruar që varfëria energjetike të mos përshkallëzohet.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











