Shqipëria
Shqipëri: Mbi 90 për qind e të shtruarve në spital, të pavaksinuar
Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, deklaroi sot se “mbi 90% e personave që janë të shtruar në Spitalin Infektiv janë të pavaksinuar”.
Në një intervistë televizive, Rakacolli tha se “pas një rritjeje që patëm në gusht dhe fillimshtatori tani kemi stabilitet në shifra. Ne i matim sipas incidencës javore apo dyjavore. Numri i rasteve aktive ka qenë dhe 11 mijë apo 12 mijë, ndërsa tani jemi diku te 6 mijë. Natyrisht që numri i të shtruarve në spital ka një rënie të lehtë. E rëndësishme është që nuk ka shkuar proporcionalisht numri i humbjeve të jetës me infektimet dhe tregues për këtë është vaksinimi”.
E pyetur nëse ka rrezik për rritjen e kurbës së infektimeve, Rakacolli tha se “kjo rritje në radhë të parë na erdhi nga prezenca e variantit Delta”.
“Dihej që infektueshmëria e tij është e madhe. Nëse do të kemi mutacion tjetër, një virus me akoma më tepër aftësi transmetueshmërie, mundet të rriten rastet. Por këto janë skenarë teorikë. Po kështu, edhe nga dimri, duke qenë se koronavirusi është një virus respirator dhe dihet që ky lloj virusi rritet në stinën e dimrit. Ne duhet të respektojmë distancat dhe mbajtjen e maskave”, u shpreh Rakacolli.
Lidhur me vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç, Rakacolli tha se “Komiteti i Ekspertëve të vaksinimit do të ketë një vendim shumë shpejt dhe do shprehet brenda muajit tetor. Në momentin që ata e gjykojnë ta kenë gati dhe të shohin të dhënat nga vendet e tjera japin një rekomandim”.
Sa i përket vaksinimit për gratë shtatzënë, Rakacolli tha se “mjekët ekspertë janë shprehur që gratë shtatzënë patjetër duhet të bëjnë vaksinën. Vaksina nuk lidhet fare me sterilitetin. Vaksina nuk ka asnjë lidhje me ndërveprimin dhe rregullat biologjike. S’ka asnjë lloj ndikimi”.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit












