Shqipëria
Në pranga nëntë shqiptarë, i përdornin vajzat për prostitucion
Nëntë shqiptarë në Katania të Italisë kanë rënë në prangat e Policisë për shfrytëzim prostitucioni.
Ata ishin tutorë të disa vajzave që i shfrytëzonin për prostitucion dhe përfitonin shuma të majme parashë prej tyre.
Sipas disa dëshmive, ata i keqtrajtonin vajzat që i përdornin për para, duke i ushqyer vetëm një herë në ditë.
Ata fillimisht i mashtronin vajzat duke u premtuar nga 6 mijë euro e më pas i përdornin për prostitucion.
Për rastin janë vënë në pranga tetë persona, ndërsa një tjetër është në kërkim. Hetimet për operacionin e koduar “Bokuk”, që në bullgarisht do të thotë “plehra” dhe që përdorej si term nga tutorët për viktimat, kanë nisur në qershor të 2020 pas denoncimit të bërë nga dy shtetase bullgare, raporton abcnews.al, përcjell Albinfo.ch.
Gjatë hetimeve policia mësoi se pasi “rekrutoheshin” vajzat dërgoheshin në banesa gjysmë të rrënuara në distriktin San Cocimo ku mbaheshin në kushte të këqija higjienike të privuara nga çdo lloj lirie. Për t’i mbajtur gjallë, anëtarët e bandës i ushqenin vajzat shumë pak dhe kryesisht me patate. Me punën e tyre në rrugë, viktimat i siguronin grupit kriminal rreth 1,400 euro në javë secila.
Ato iu nënshtroheshin abuzimeve dhe të rrahurave dhe detyroheshin që të prostituonin çdo ditë nga ora 07.00 e mëngjesit deri në 04.30 të mëngjesit, edhe në kohën kur kishte kufizime nga pandemia. Me finalizimin e operacionit, policia konfiskoi pajisje kompjuterike, telefona celularë, sende me vlerë dhe para.
Sipas raportimeve, nga katër personat që janë tashmë në burg, tre janë shqiptar dhe një është italian.
Me hetimet e policisë, sipas Prokurorisë Publike të Katanias, “ishte e mundur të demonstrohej se organizata kriminale, e kryesuar nga çifti Emil Milanov dhe Milena Milanova, siguronte një caktim të saktë të roleve dhe detyrave, përmes kontributit dhe bashkëpunimit operacional të italianëve dhe bullgarëve, me detyra monitorimi dhe shoqërimi të viktimave “në vendin ku ato detyroheshin të punonin në rrugë”./albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit











